Miratimi i lejes për ndërtimin e një impianti energjitik në zonën pyjore të fshatiti Gjoricë në Bulqizë duket se është bërë “moll sherri” në mesin e banorve të zonës dhe kompanisë që ka marr përsipër ndërtimin. Banorët pretendojnë se janë mashtruar teksa në konsultimin publik, me ndikimin e një banori të zonës, atyre u ishte kërkuar mirkuptimi për një hektar toke në zonën kullosore të Gjoricës. Aprovimi i projektit nga institucionet flet për një hapsirë prej 42,5 hektar, çfarë ka sjell edhe reagimin e banorëve. Gjatë kundërshtimit të tyre nuk kanë munguar as përplasjet me përfaqësuesit e kompanisë kontraktore që kishte mbërritur në terren për nisjen e punimeve. LEXO EDHE:Kriza e strehimit në Spanjë/ Zjarrfikësit i bashkohen protestës për banesat në Madrid, turma i pret me duartrokitje Përplasjet bën që të ndërhynte edhe policia e Bulqizës, ku u shoqëruan banorë dhe një përfaqësues i nënkontraktorit, i cili ka marr përsipër realizimin e projektit për parkun fotovoltaik. Ky i fundit pretendon se është korrekt me ligjin, nisur nga lejet që i kanë vënë në dispozicion investitori, ndërkohë që banorët pretendojnë të kundërtën. “Jemi përfaqësues të firmës, kemi një kontratë me investitorin… bashkëngjitur me kontratën është vendimi i KKT-së për lejen e ndërtimit”, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë. “Kjo është e vetmja kullotë që ka fshati. Nëse merret për panele, bagëtitë mbeten pa hapësirë dhe familjet tona pa burimin kryesor të jetesës”, thuhet në një nga shqetësimet e ngritura nga banorët. Parku fotovoltaik me kapacitet të instaluar 40 megavat pritet të shtrihet në një sipërfaqe totale prej rreth 401 mijë metrash katrorë, 158 mijë prej të cilave pritet ti zënë panelet fotovoltaike më kapacitet prodhues rreth 62.4 milionë kilovat/orë në vit. Solar Park Gjoricë” prenzantuar si kompania e licensuar për këtë aktivitet rezulton se është themeluar në nëntor 2023 nga Sokol Tasha, por vetëm pak muaj më vonë, me 8 prill 2024, rreth 97% e kuotave të shoqërisë iu transferuan kompanisë “GJONAJ GROUP HOLDINGS”, ndërsa ndryshoi edhe administratori, i cili aktualisht rezulton Arben Margilajt, i cili bilancet financiare të vitit 2024 i mbylli më një humbje prej rreth 11 mijë eurosh. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: proteste parku fotovoltaik Gjoricë bulqizë Diber Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.4% Nuk e di 7.7% Vota total: 874 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

