Lajme Zone
Bulqiza vishet me të bardha, reshjet e para të dëborës zbardhin malet
Të tjeraTop Channel

Bulqiza vishet me të bardha, reshjet e para të dëborës zbardhin malet

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës.

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës. Siç shihet edhe nga pamjet, dëbora ka zbardhur malet në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamjet e para dimërore në këtë zonë.

Reshjet e para të dëborës shënojnë edhe afrimin e stinës së dimrit, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie, duke sjellë ndryshimin e motit në zonat malore të Bulqizës. Top Channel