Anëtarja e Dhomës Britanike të Drejtësisë Silvana Hoxha Xhaferri në ditën e 108 tha se bujqësia sot në Shqipëri është në gjendje skandaloze. Ajo tha se subvencionet e BE-së grabiten nga njerëz pranë kryeministrit Edi Rama. Protestuesja nënvizoi se kjo qeveri përbëhet nga njerëz të pangopur. Protestuesja: Bujqësia është në ditën e vet më të zezë sot. Bujqësia sot nuk ka subvencionee, sepse vidhen. Edi Rama kërkon pranë vetes vetëm njerëz, që kërkojnë të vjedhin. Ne kërkojmë që Rama dhe Berisha të shkojnë në burg, sepse atje e kanë vendin. Shqipëria sot kërkon revolucion. Fieri, Përmeti, Lushnja etj sa produkte kanë hedhur në kanale, sepse Ballkani i Hapur solli produktet serbe nëpër Shqipëri. Fermerët kanë kthyer sytë tek bulevardi i shpresës dhe zgjidhja do vijë © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 108 protesta
