Lajme Zone
‘Bujqësia ka humbur mbi 300 milionë euro ndihma’, Meta: Ky është shqetësimi i shqiptarëve, jo pagat e gjyqtarëve
PolitikëReport TV

‘Bujqësia ka humbur mbi 300 milionë euro ndihma’, Meta: Ky është shqetësimi i shqiptarëve, jo pagat e gjyqtarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se shqetësimi i shqiptarëve nuk është pse prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri marrin 500 euro më shumë se kolegët e tyre në Greqi. Sipas tij, shqetësimi madhor është pse nuk veprojnë si kolegët e tyre në Greqi, sidomos kur bëhet fjalë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se shqetësimi i shqiptarëve nuk është pse prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri marrin 500 euro më shumë se kolegët e tyre në Greqi. Sipas tij, shqetësimi madhor është pse nuk veprojnë si kolegët e tyre në Greqi, sidomos kur bëhet fjalë për abuzimin dhe vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, përmes skemës IPARD. LEXO edhe...IPARD III ende i bllokuar, Komisioni Evropian për Report TV: Nuk kemi afate për hapjen e tyre! Fondet e keqpërdorura duhet të kthehen “Meta shprehet se bujqësia shqiptare ka humbur mbi 300 milion euro ndihma, dhe thekson se ky është shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve dhe jo sa paguhet një gjyqtar apo një prokuror. Shqetësimi madhor i qytetarëve shqiptarë nuk është pse prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri marrin 500 euro më shumë në pagë se kolegët e tyre në Greqi. Shqetësimi madhor është pse nuk veprojnë si kolegët e tyre në Greqi, sidomos kur bëhet fjalë për abuzimin dhe vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, përmes skemës IPARD”, shkruan Meta. Duke iu referuar situatës në Greqi, Meta pretendon se krah dyshimeve për abuzime me fondet europiane ka pasur arrestime të zyrtarëve të lartë dhe heqje të imuniteteve parlamentare, duke krijuar hapësirë për hetime të mëtejshme. Sipas Metës, bujqësia shqiptare ka humbur qindra milionë euro ndihma, ndërsa përgjegjësitë penale, institucionale dhe politike për situatën nuk kanë marrë ende një përgjigje të qartë nga drejtësia. “Në Greqi, përballë dyshimeve për abuzime me fondet europiane, pati mbi 37 arrestime të zyrtarëve të lartë dhe u hoqën 13 imunitete parlamentare të partisë në pushtet, duke i hapur rrugën drejtësisë për hetime të plota dhe shteruese, pavarësisht se Greqia e mbështet bujqësinë në mënyrë të jashtëzakonshme nga buxheti i shtetit. Ndërsa në Shqipëri, për të tretin vit radhazi, fondet IPARD të BE-së për fermerët mbeten të bllokuara. Bujqësia shqiptare ka humbur mbi 300 milion euro ndihma, ndërkohë që përgjegjësitë penale, institucionale dhe politike vazhdojnë të mbeten pa një përgjigje të qartë nga drejtësia sepse Edi Rama i ka bllokuar qëllimisht hetimet. Ky është shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve sot. Jo sa paguhet një gjyqtar apo një prokuror”, thotë Meta. Meta argumenton se Shqipëria ka nevojë për një drejtësi që jo vetëm heton dhe ndëshkon, por edhe parandalon abuzimin me fondet publike "Por nëse drejtësia është vërtet e pavarur dhe e gatshme, jo vetëm të hetojë dhe të ndëshkojë, por edhe të parandalojë vjedhjen e parave të shqiptarëve, dëmet kolosale që u shkaktohen fermerëve shqiptare si në rastin e fondeve IPARD, aferat e panumërta që gllabërojnë qindra milion euro, përfshi dhe grabitjen e fondeve ndihmë të Bashkimit Europian" përfn Meta. Xh.K/ReportTv.al ipard Ilir Meta Partia e Lirise pagat e drejtesise Komento Komente Linda: 13/09/2026 15:38 Te erdhen qytetaret shqiptare ne qelin e burgut dhe tu ankuan se per cfare shqetesohen me shume o hajdut o kriminel qe ste ka ngelur aspak njerezillek! Guxon pa pike turpi flet ne emer te popullit qe nuk te perfill me te ka thyer kurrizin nje here e per gjithmone o tradhetar i pa bese!! Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6869 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?