Lajme Zone
Britania merr vendimin e fortë ndaj Iranit, shpall Gardën Revolucionare Islamike kërcënim për sigurinë kombëtare dhe e ndalon në territorin e saj
BotëTop Channel

Britania merr vendimin e fortë ndaj Iranit, shpall Gardën Revolucionare Islamike kërcënim për sigurinë kombëtare dhe e ndalon në territorin e saj

Qeveria britanike ka vendosur të shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike ka vendosur të shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, njoftoi se IRGC është grupi i parë që përcaktohet si kërcënim sipas Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare, i cili hyri në fuqi javën e kaluar shkruan The Times.

Vendimi nënkupton se Garda Revolucionare e Iranit është tashmë e ndaluar në territorin britanik dhe çdo person që kryen veprimtari në emër të këtij grupi mund të përballet me dënim deri në 14 vite burg.

Autoritetet britanike e kanë konsideruar prej kohësh IRGC-në si një organizatë me ndikim të madh në aktivitetet ushtarake dhe politike të Iranit, ndërsa vendimi i fundit vjen në kuadër të masave të reja për forcimin e sigurisë kombëtare. Top Channel