Lajme Zone
Britania ‘godet’ Rusinë me sanksione të reja, në shënjestër 6 banka dhe cisternat e naftës së Moskës
BotëTop Channel

Britania ‘godet’ Rusinë me sanksione të reja, në shënjestër 6 banka dhe cisternat e naftës së Moskës

Sanksionet e reja të njoftuara këtë të enjte nga Britania ndaj Rusisë duket se kanë si objektiv anijet ruse, bankat dhe kompanitë industriale, në përpjekje të dukshme për të shkaktuar vështirësi në gjenerimin e të ardhurave për regjimin e Putinit nga shitja e naftës, fonde që financojnë fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, e cila në javët e fundit duket se po përshkallëzohet akoma më shumë.

Sanksionet e reja të njoftuara këtë të enjte nga Britania ndaj Rusisë duket se kanë si objektiv anijet ruse, bankat dhe kompanitë industriale, në përpjekje të dukshme për të shkaktuar vështirësi në gjenerimin e të ardhurave për regjimin e Putinit nga shitja e naftës, fonde që financojnë fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, e cila në javët e fundit duket se po përshkallëzohet akoma më shumë. Sipas qeverisë, në këto sanksione të reja përfshihen 13 objektiva të reja dhe gjashtë specifikime në ligjet për sanksionet ruse. Në sanksionet e reja përfshihen gjashtë banka ruse, gjashtë cisterna të reja të flotës detare hije të Rusisë, që përdoren për transportimin e naftës, si dhe katër kompani ruse që importojnë tantalum dhe niobium, minerale të rralla që përdoren për prodhimin e armëve të përdorura në luftën në Ukrainë.

Britania e Madhe ka vendosur sanksione për mbi 3.400 individë dhe entitete, si dhe anije, në kuadër të regjimit të sanksioneve ruse që janë vendosur që kur Putini filloi luftën në Ukrainë në vitin 2022.

Ndërkohë, edhe Rusia ka vendosur sanksione ndaj Britanisë dhe individëve me shtetësi britanike, mes tyre, para do kohësh, edhe ndaj profesorit shqiptar në Angli, Andi Hoxhaj, anëtar i The Royal United Services Institute në Londër, duke e shpallur atë person *non grata* në Rusi, për të cilën z. Hoxhaj shprehet se është krenar për këtë sanksion, që do ta printojë dhe do ta vendosë në mur.

Britania mbetet një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës. Ministri i ri i Jashtëm, Ed Miliband, ka deklaruar se Britania do të vazhdojë të shtojë presionin ndaj Rusisë deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ndërkohë, ministri i ri i Mbrojtjes, Wes Streeting, sapo e ka konfirmuar këtë mbështetje në takimin me homologun e tij ukrainas gjatë qëndrimit në Kiev.

Sakaq, Rusia çdo herë i ka cilësuar sanksionet britanike si të motivuara politikisht. Moska ende nuk ka reaguar për sanksionet e reja dhe as ka shpallur kundërsanksione nga ana e saj. Top Channel