Andy Burnham është shpallur lider i Partisë Laburiste dhe pritet që së shpejti të bëhet kryeministri i ri i Britanisë. Andy Burnham u shpall zyrtarisht lider i Partisë Laburiste në pushtet në Britani sot më 17 korrik, duke kapërcyer pengesën e fundit për të marrë detyrën e kryeministrit javën e ardhshme. Partia e qendrës së majtë shpalli këtë të premte rezultatin e garës për drejtimin e saj, e cila u zhvillua për të zëvendësuar kryeministrin në largim, Keir Starmer, dhe ku Burnham ishte kandidati i vetëm. LEXO EDHE:Angli/ 19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimeve për emigrantët, nisin kërkimet për gjetjen e të riut Shpallja e tij si lider ishte e pritshme, pasi deri të enjten në mbrëmje ai kishte siguruar mbështetjen e 379 nga 403 deputetët laburistë në Dhomën e Komunave. "Duke qenë se nuk kishte asnjë kandidat tjetër të nominuar në mënyrë të vlefshme, kam nderin të shpall se lideri i zgjedhur i Partisë Laburiste është Andy Burnham", deklaroi ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, gjatë një konference të posaçme të partisë. Burnham në mesazhin e tij të parë publik tha se është gati të drejtojë vendin. Xh.K/G.M./Shqiptarja.com TAG: andy burnham Britani e Madhe Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.7% Vota total: 5257 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

