Lajme Zone
Braktisja e fëmijëve, 14 raste të referuara në Elbasan gjatë 2024-2025: Pasojat më të rënda i vuajnë të miturit
PolitikëSyri

Braktisja e fëmijëve, 14 raste të referuara në Elbasan gjatë 2024-2025: Pasojat më të rënda i vuajnë të miturit

Braktisja e fëmijëve të mitur vijon të mbetet një fenomen shqetësues, me pasoja të rënda sociale dhe psikologjike për fëmijët që përjetojnë ndarjen nga prindërit. Sipas të dhënave të Policisë së Elbasanit, gjatë dy viteve të fundit, në Prokurori janë referuar 14 raste të veprës penale "Braktisja e fëmijës së mitur". (2024-2025) Megjithatë, specialistët ngrenë alarmin se jo çdo rast denoncohet apo përfundon në institucionet e drejtësisë.

Braktisja e fëmijëve të mitur vijon të mbetet një fenomen shqetësues, me pasoja të rënda sociale dhe psikologjike për fëmijët që përjetojnë ndarjen nga prindërit. Sipas të dhënave të Policisë së Elbasanit, gjatë dy viteve të fundit, në Prokurori janë referuar 14 raste të veprës penale "Braktisja e fëmijës së mitur". (2024-2025) Megjithatë, specialistët ngrenë alarmin se jo çdo rast denoncohet apo përfn në institucionet e drejtësisë. Megjithatë, pas statistikave fshihen histori të vështira familjare. Një prej tyre është ajo e 40-vjeçarit Ismail Ramazani, i cili kujdeset i vetëm për katër fëmijët e tij të mitur, njëri prej të cilëve me aftësi të kufizuara. Ai tregon se bashkëshortja është larguar disa herë nga familja, duke i lënë fëmijët pa kujdesin e nënës.Lexo edhe:Perfeksionizmi te femrat Ramazani thotë se nuk kërkon rikthimin e saj në familje, por kërkon që ajo të mbajë përgjegjësi ligjore për braktisjen e fëmijëve. Sipas tij, përballimi i përditshmërisë është bërë tepër i vështirë, pasi duhet njëkohësisht të punojë dhe të kujdeset për fëmijët, pa pasur askënd që ta ndihmojë. Psikologia e Gjykatës së Elbasanit, Eriona Hoxha, shprehet se shkaqet e braktisjes së fëmijëve janë të ndryshme, duke nisur nga problemet ekonomike e sociale, konfliktet familjare, deri te ndarjet e lidhura me marrëdhënie të reja apo motive pasionale. Ajo thekson se pasojat më të rënda i vuajnë fëmijët, të cilët e përjetojnë largimin e prindit si një humbje të përhershme, duke u përballur me pasoja emocionale dhe psikologjike që mund t'i shoqërojnë për një kohë të gjatë. Edhe pse një pjesë e rasteve i përkasin familjeve vulnerabël, fenomeni nuk kufizohet vetëm te kjo kategori. Ndaj, specialistët e fushës përcjellin mesazhin se vendimi për t'u bërë prind duhet të shoqërohet me përgjegjësi të plotë, pasi çdo zgjedhje e pamenduar paguhet më së shumti nga fëmijët.