Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar qëndrimet e deputetit Erion Braçe dhe deputetes Elisa Spiropali në lidhje me Reformën Territoriale.
Në një intervistë Korreshi ka theksuar se janë të shantazhueshëm dhe minimalisht duhet të kishin kursyer përallat me mbret apo diskursin sikur ishin kundër Reformës Territoriale të cilën në fund e miratuan me një ultimatum të dhënë nga kryeministri Edi Rama. “Ka pasur momente kur edhe ne, në mbledhje grupi, kemi reaguar për votime apo mosvotime, por në fund kemi bërë zgjedhje që të jemi në unison, që të bashkojmë votat. Për rastin e reformës territoriale është diçka e madhe, pasi po ndryshojmë jetën e këtyre banorëve.
Më së paku, duhej të na kursenin përrallat me mbret, pasi kur njeriu është i shantazhuar, vepron kundër. Por duhej të na hiqnin këtë pjesën ku bëjnë diskurs. Ndaj, më mirë hesht, rri aty, ul kokën dhe voto pro. Mos i bëj njerëzit që të shpresojnë. Jam politikan, kundërshtari i tyre, do të më vinte më mbarë të them se ata janë të shantazhueshëm.”, pohoi Korreshi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

