Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar qëndrimet e deputetëve të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët shprehën kritika ndaj reformës territoriale, por në fund votuan pro saj në Kuvend. I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, me moderatoren Megi Latifi, Korreshi tha se, duke qenë se reforma prek drejtpërdrejt jetën e banorëve të bashkive që do të riorganizohen, deputetët socialistë duhet të kishin shmangur kritikat publike nëse në fund do të votonin në unison me mazhorancën. “Ka pasur momente kur edhe ne, në mbledhje grupi, kemi reaguar për votime apo mosvotime, por në fund kemi bërë zgjedhje që të jemi në unison, që të bashkojmë votat. Për rastin e reformës territoriale është diçka e madhe, pasi po ndryshojmë jetën e këtyre banorëve. Më së paku, duhej të na kursenin përrallat me mbret, pasi kur njeriu është i shantazhuar, vepron kundër. Por duhej të na hiqnin këtë pjesën ku bëjnë diskurs. Ndaj, më mirë hesht, rri aty, ul kokën dhe voto pro. Mos i bëj njerëzit që të shpresojnë. Jam politikan, kundërshtari i tyre, do të më vinte më mbarë të them se ata janë të shantazhueshëm.”, pohoi Korreshi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: korreshi
