Lajme Zone
Botërori 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s! Trazira në Paris e Londër, vdes një 17-vjeçare
SportShqiptarja

Botërori 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s! Trazira në Paris e Londër, vdes një 17-vjeçare

Eliminimi solli pakënaqësi te afrikanët, me trajnerin Ouahbi, i cili akuzoi arbitrin se lejoi golin e Mbappesë edhe pse topi u fitua pa të drejtë.

Franca është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit 2026. “Gjelat” mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Marokun në çerekfinale, njëjtë si gjysmëfinalja e Botërorit 2022, duke u bërë kombëtarja e parë që siguron një biletë në mesin e 4 më të mirave. Në Miami përfaqësuesja e drejtuar nga Deschamps pati shansin e artë të merrte epërsinë në minutën e 28, por Kylian Mbappe gaboi 11-metërshin përballë portierit Bono. Megjithatë numri 10 i Francës shleu gabimin në pjesën e dytë, duke realizuar një gol spektakolar që i dha epërsinë ‘gjelave’. Rasti do të komentohej gjatë, pasi ka dyshime se Rabiot rifitoi topin pas një prekje të topit me dorë. Theksin te ky episod e vendosi trajneri i Marokut Ouahbi, i cili nuk kishte dyshime për prekjen e topit me dorë. Ai tha se ‘nuk e di përse VAR nuk e konsideroi faull’, ndërsa shtoi se ‘disa prej futbollistëve lanë edhe lojën në pritje të vërshëllimës së arbitrit argjentinas’. Goli i Mbappes detyroi Marokun të hidhej në sulm, duke lënë hapësira në prapavijë. Kjo u shfrytëzua nga Dembele i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Francës. Pas ndeshjes, Mbappe i cili barazoi Messi-n në garën për golashënues, u shpreh se ‘ka ende shumë rrugë drejt trofeut’ dhe shtoi se ‘na presin ndeshje më të vështira se sa ato që kemi kaluar deri më tani’. LEXO EDHE:Lukaku sfidon Spanjën: Nuk kemi ardhur në Botëror për t’u dorëzuar Në gjysmëfinale Franca do të përballet me fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë. Ndërkohë eliminimi i Marokut ka sjellë trazira në Paris dhe Londër ku emigrantët marokenë u përplasën me policinë vendase. Në veri të Francës, fatkeqësisht një 17-vjeçare humbi jetën gjatë festimeve. Ajo kishte dalë të festonte me shoqërinë kur një kamion e aksidentoi për vdekje. Shoferi u arrestua dhe rezultoi në efektin e alkoolit. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Boterori 2026 marok france Mohamed Ouahbi Kylian Mbappe Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.3% Jo 34.2% Disi 4.6% Vota total: 3216 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?