FT/ Spanjë 2-1 Belgjikë (Ruiz 30', Merino 88' / De Ketelaere 41') SHBA - Spanja fitoi 2-1 kundër Belgjikës mbrëmjen e kësaj të premteje me orën shqiptare në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Tanimë është mësuar edhe çifti i parë gjysmëfinalist i këtij Botërori, me ndeshjen Francë - Spanjë që do të luhet më 14 korrik në orën 21:00. Ndeshja në California pa Spanjën në sulm gjithë 90 minutat, ndërsa Belgjika mbrojti mirë deri dy minuta përpara fundit. Ndeshja u zhbllokua nga Fabian Ruiz i cili i dha epërsinë Spanjës në minutën e 30-të. Megjithatë në fundin e pjesës së parë, konkretisht në të 41 minutë ishte Charles De Ketelaere që vendosi ekuilibrat në 1-1. LEXO EDHE:Botërori 2026/ Festa kthehet në tragjedi, tifozja 17-vjeçare e Francës humbet jetën pasi rrëzohet nga kamioni Fraksioni i dytë pa Spanjën më kërkuese, megjithatë hedhja në fushë e Mikel Merinos në minutën e 86-të ishte deçizive për spanjollët. Vetëm dy minuta pasi u fut në fushë, njësoj si në ndeshjen kundër Portugalisë, Merino e ndali topin në rrjetë për golin 2-1 dhe festën e Spanjës. Merino bëhet i vetmi lojtar i Spanjës që shënon dy gola pas minutës së 80-të si zëvendësues në një turne. Edhe pse në fund u dhanë shtatë minuta shtesë, Belgjika nuk e kishte fuqinë për ta dërguar ndeshjen më tej, duke u eliminuar. Kështu, gjysmëfinalja e parë e kësaj Kupe Bote do të jetë Francë - Spanjë dhe do të zhvillohet më 14 korrik në orën 21:00 me kohën shqiptare. Komentet më të rëndësishme: 90+7' Mbyllet 2-1 për Spanjën ndeshja në California. Iberikët gjejnë Francën në gjysmëfinale. 88' GOOL! I sapofutur nga stoli, Mikel Merino shënon golin e avantazhit 2-1 për Spanjën. 46' Nis pjesa e dytë, De la Fuente dhe Garcia nuk bëjnë zëvendësime. 45+5' Mbyllet 1-1 pjesa e parë, skuadrat po freskojnë muskujt dhe idetë. 41' GOOL! Charles De Ketelaere ka shënuar për Belgjikën golin e barazimit 1-1. Spanja pëson golin e parë në këtë Kupë Bote pas gjashtë ndeshjesh. 30' GOOL! Fabian Ruiz i jep epërsinë Spanjës. 1' Nis ndeshja. Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale:9 korrik ora 22:00 / Francë 2-0 Marok (Boston)10 korrik ora 21:00 / Spanjë 2-1 Belgjikë (Los Angeles)11 korrik ora 23:00 / Norvegji - Angli (Miami)12 korrik ora 03:00 / Argjentinë - Zvicër (Kansas) Rruga drejt finalesPër të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: belgjika Spanja Boterori 2026 SHBA FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81% Jo! 16.6% Disi! 2.4% Vota total: 705 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
