Lajme Zone
Botërori 2026/ Maroku me disa mungesa sonte kundër Francës, Deschamps për arbitrat argjentinas: Shpresoj të gjykojnë si Letexier
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Maroku me disa mungesa sonte kundër Francës, Deschamps për arbitrat argjentinas: Shpresoj të gjykojnë si Letexier

Me dëshirën për t’u hakmarrë për gjysmëfinalen e Botërorit 2022 Maroku do të përballet sonte me Francën në çerekfinale. Afrikanët kanë disa mungesa ku kryesori është Saibari.

Francë-Marok në Miami është superdueli që nis sonte prej orës 22:00 çerekfinalet e Botërorit ku ‘gjelat’ konsiderohen favoritë përballë afrikanëve të cilët kanë bërë një Botëror të mrekullueshëm deri më tani. Peng i Marokut është se për këtë duel ka disa lojtarë të dëmtuar siç është mbi të gjithë sulmuesi Saibari, i cili pësoi lëndim muskulor përballë Kanadasë. ‘Shpresoj që Saibari do ketë një tjetër mundësi për të luajtur në këtë Botëror’-u shpreh fillimisht trajneri i Marokut Ouahbi para ndeshjes. Të tjerët që mungojnë janë Ezzalzouli i Real Betis dhe mbrojtësi Agurd i Olimpic Marseille-s. ‘Franca është favorite,’-ka shtuar trajneri i Marokut, ‘por ne kemi një ide të qartë se si do të luajmë dhe nuk kënaqemi vetëm duke marrë pjesë në çerekfinale’. Francë-Marok në Miami do ta gjykojnë një trup arbitrash nga Argjentina me kryesor Fac Tello. Kjo ka ngritur paragjykime të mëdha, se mund të dëmtojnë Francën pas gjithë akuzave që bëri Egjiptit. Në prag të duelit trajneri i francezëve Didier Deschmaps ka injoruar këtë detaj. ‘Ne luajmë kundër Marokut dhe jo ndaj arbitrave’,-u shpreh fillimisht ai, ndërsa më pas shtoi se ‘uroj që arbitrat sot të gjykojnë po aq mirë sa francezi Letexier’. Ky i fundit ishte arbitër në ndeshjen Argjentinë-Egjipt pas të cilës ‘faraonët’ bënë një ankesë në FIFA në lidhje me vendimet që mori. LEXO EDHE:‘Topi i Artë’ brazilian Romario kritikon ashpër Ancelotti-n: Të shkarkohet, duhet çuar në gjyq pas Norvegjisë Franca dhe Maroku e gjejnë përballë njëra-tjetrën 4 vite pas Botërorit 2022, teksa ‘gjelat’ fituan 2-0 në gjysmëfinale. Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e Spanjë-Belgjikë. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com TAG: Boterori 2026 marok france Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 67.9% Jo 27.3% Disi 4.8% Vota total: 187 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?