Lajme Zone
Botërori 2026/ Historike në gjysmëfinale, përligjet renditja e FIFA-s! Spikat Francë-Spanjë, Angli-Argjentinë e mbushur me histori e luftë
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Historike në gjysmëfinale, përligjet renditja e FIFA-s! Spikat Francë-Spanjë, Angli-Argjentinë e mbushur me histori e luftë

Dy gjysmëfinalet e Botërorit 2026, të përcaktuara pas përfundimit të çerekfinaleve, janë të mbushura me shumë detaje historike.

Për herë të parë në historinë e Botërorëve në gjysmëfinale marrin pjesë 4 kombëtaret që renditen të parat në renditjen e FIFA-s. Franca e vendit të parë në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën e vendit të tretë të martën në orën 21:00 në Teksas, ndërsa Argjentina e vendit të dytë në FIFA të mërkurën në orën 21:00 do të përballet me Anglinë që renditet e katërta në Atlanta. Franca është pretendentja kryesore për fitimin e Botërorit, ndërsa nëse pret biletën e finales do të bëhet kombëtarja e parë që merr pjesë në këtë fazë tre herë radhazi. Megjithatë është fakt që në dy përballjet e fundit Spanja ka arritur të fitojë kundër Francës. Këtë e risolli në vëmendje si trajneri De La Fuente ashtu edhe Lamine Yamal direkt pas kualifikimit kundër Belgjikës. Ndërkohë shumë më e nxehtë pritet të jetë situate për gjysmëfinalen Argjentinë-Angli. Amerikano-jugorët menjëherë pas kualifikimit kundër Zvicrës nisën të këndonin për ishujt Flakland, për të cilët kanë luftuar kundër Anglisë në 1980-ën. Sot administrohen nga britanikët, ndërsa edhe duelet e kaluara kundër tyre janë të mbushur me shumë detaje historike. LEXO EDHE:Vrapimi me dema në San Fermin të Spanjës, 12 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë Në duelin e parë në Botëror, në 1966 kur Anglia u shpall kampione bote, në çerekfinale eliminoi Argjentinën me shumë polemika, ndërsa në 1986 në Meksikë u realizua ‘Dora e Zotit’, por edhe goli magjepsës i Maradonës që kaloi disa kundërshtarë para se të dërgonte topin në portën e Shilton. Si të mos mjaftojnë këto në 1998 kartoni i kuq i Beckham pas provokimit të Simeone-s. Vetë ky i fundit më vonë pranoi se ‘arbitri ra në grancë’. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Boterori 2026 france spanje Argjentina anglia Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.5% Jo! 18.6% Disi! 2.9% Vota total: 3598 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?