Lajme Zone
Botërori 2026/ Argjentinë heroike, përmbys 1-2 Anglinë dhe gjen Spanjën në finalen e 19 korrikut! Messi dy asiste, Lautaro shënon 'nga stoli'
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Argjentinë heroike, përmbys 1-2 Anglinë dhe gjen Spanjën në finalen e 19 korrikut! Messi dy asiste, Lautaro shënon 'nga stoli'

Spanja dhe Argjentina do të diskutojnë trofeun e Kupës së Botës 2026 në finalen e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin 'MetLife' në New Jersey.

FT/ Angli 1-2 Argjentinë (Gordon 55' / Enzo Fernandez 85', Lautaro Martinez 90+2') SHBA - Finalja e Kupës së Botës 2026 do të jetë Spanjë - Argjentinë. Kampionët në fuqi të botës, Argjentina fitoi 1-2 me përmbysje kundër Anglisë këtë të mërkurë në mbrëmje me orën shqiptare, duke marrë biletën e mbetur dhe finalen e dytë radhazi të turneut më të madh global. Më 19 korrik në orën 21:00 në 'MetLife Stadium' të New Jerseyt do të kemi një finale mes Evropës dhe Amerikës Latine, teksa Messi do të ketë përballë talentin Lamine Yamal. Nga ana tjetër, Anglia i shkon sërish shumë pranë finales pas 60 vitesh, por 'Tre Luanët' duhet të presin për ta rikthyer trofeun në shtëpi. NDESHJA - Dueli në Atlanta nisi me grintë dhe nerva që pas disa sekondave lojë, me dy skuadrat që u përplasën në fushë, teksa arbitri lejoi lojë të fortë. Fraksioni i parë ishte më i kujdesshëm, por Anglia kishte disa raste më të mira. Megjithatë fraksioni i parë u mbyll 0-0. LEXO EDHE:Çmenduri për finalen e Botërorit 2026, biletat arrijnë deri në 2 milionë dollarë për copë Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 55-të Anglia gjeti epërsinë me golin e Anthony Gordon, kjo pas asistit të Rogers. Pas këtij momenti Argjentina 'u ndez' dhe provoi disa herë, por Pickford ishte në lartësinë e detyrës, ndërsa në një moment Mac Allister u ndal nga shtylla. Duhej minuta e 85-të që një pasim i Messit për Enzo Fernandez të shfrytëzohej nga ky i fundit i cili shënoi një supergol nga jashtë zone. Në shtesën e dytë, Lautaro Martinez, i sapofutur në fushë, përfitoi nga pasimi i Messit dhe me kokë tundi rrjetën për golin 1-2 dhe përmbysjen e madhe. Kështu, Argjentina gjen finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës dhe do të kërkojë të mbetet sërish në fronin e botës, por përballë do të ketë Spanjën e shumë talenteve dhe lojës sulmuese. Komentet më të rëndësishme të sfidës: 90+9' Mbyllet ndeshja, Angli 1-2 Argjentinë. 90+2' GOOL! Lautaro Martinez shënon me kokë golin e përmbysjes 1-2 tek Argjentina pas asistit të Messit. 90' Nëntë minuta shtesë. 85' GOOL! Messi pason për Enzo Fernandez, me këtë të fundit që barazon 1-1 me një supergol. 75' E pafat Argjentina. Gjuajtja me kokë nga Mc Allister ndalet nga shtylla. 68' Nuk i besojnë syve tek Argjentina. Pritje e shkëlqyer nga Pickford, që i mohon një gol të sigurt Nico Gonzalez me kokë. 64' Paredes i bën vend Nico Gonzales te Argjentina. 57' Spence i Anglisë shpëton një rast të pastër që ka vlerën e një goli. Mbrojtësi ndal Simeonen, që shfaqej i vetëm me portierin Pickford. 55' GOOL! Anthony Gordon kalon Anglinë në avantazh. Rogers pason bukur për sulmuesin anësor dhe ky i fundit mposht Martinez. 51' Cristian Romero i Argjentinës ndëshkohet me karton të verdhë. 46' Rast i artë shënimi për Argjentinën. Julian Alvarez bën gjithçka mirë në zonë dhe gjuan, por e ndal Pickford. 46' Nis pjesa e dytë pa zëvendësime. 45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë. 45' Tre minuta shtesë. 42' Lisandro Martinez i Argjentinës merr karton të verdhë. 37' Vjen kartoni i parë i verdhë për Anglinë, ndëshkohet Andersson për ndërhyrje të gabuar ndaj Messit në mesfushë. 19' Aksion i rrezikshëm në të djathtë nga Anglia. James provon një pasim në zonë, por topi shkon në duart e portierit. 12' Sërish tension në fushë. Protesta nga të dy stafet, që kërkojnë faull në afërsi të zonës së Argjentinës. 3' Një ndërhyrje e gabuar në dëm të Anderson bën që futbollistët në fushë të tensionohen me njëri-tjetrin. 1' Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga Argjentina. Formacionet zyrtare: Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Stones, Guehi, Spence; Rice, Anderson; Rogers, Bellingham, Gordon; Kane Trajner: Thomas Tuchel Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo Fernandez; Messi, Julian Alvarez Trajner: Lionel Scaloni Rruga drejt finales S.Dh/Shqiptarja.com TAG: SHBA Boterori 2026 FIFA anglia Argjentina Thomas Tuchel Lionel Scaloni lionel messi lautaro martinez Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86% Nuk e di 3.4% Vota total: 3250 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?