Lajme Zone
Botërori 2026/ Arbitri tërbon mediat angleze: FIFA po favorizon Messi-n! Shtohen zërat për manipulime, Angli-Argjentinë pritet 'luftë'
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Arbitri tërbon mediat angleze: FIFA po favorizon Messi-n! Shtohen zërat për manipulime, Angli-Argjentinë pritet 'luftë'

Vendimi i FIFA-s për të vendosur një arbitër nga MLS-ja amerikane për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë ka tërbuar mediat britanike.

Angli-Argjentinë, gjysmëfinalja e dytë e Botërorit, po paragjykohet shumë pas përcaktimit të arbitrave nga FIFA. Mediat në ishull shkruajnë se ‘FIFA’ i bëri nder Messi-t me shokë, duke vendosur arbitrin e preferuar të argjentinasit. Gjyqtari që do të japë drejtësi në Angli-Argjentinë është Ismail Elfath, i cili përfaqëson Amerikën, por ka lindur në Marok. Ai do të asistohet nga dy bashkëatdhetarë të tij amerikanë, ndërsa sipas mediave në Angli Messi ka fituar 4 nga 4 ndeshjet që ka gjykuar Elfath në kampionatin amerikan. Ai shquhet gjithashtu edhe si arbitër i cili nuk e kursen kartonin. Në 10 ndeshjet e fundit ka nxjerrë 41 të verdhë dhe 3 të kuq. Sipas anglezëve futbollistët duhen të ruhen, pasi nuk do të kursehen aspak nga Elfath. LEXO EDHE:Statistikat/ Derbi i Pirenejve për një vend në finalen e Botërorit, nga Platini e Zidane te Yamal dhe Mbappe! Francë - Spanjë me rivalitet historik Paragjykimet në këtë Botëror për Argjentinën kanë qenë të shumta sidomos pas ndeshjeve në 1/8-ve kundër Egjiptit dhe Norvegjisë në çerekfinale. Në duelin kundër Egjiptit, ‘faraonëve’ iu anulua një gol dhe amerikano-latinëve iu dha një i ngjashëm, ndërsa kundër Zvicrës kartoni i kuq i Embolo-s u bë çështje madhore. Një rregull i ri u aplikua për herë të parë, duke ndëshkuar me karton të dytë të verdhë futbollistin që sipas arbitrit stimuloi. Kjo i hapi rrugën Argjentinës të fitonte 3-1 në shtesa. Pas ndeshjes futbollisti i ‘helvetëve’ Manuel Akanji tha se ‘çdo gjë ishte kundër nesh’ dhe ‘nuk kam parrë kurrë një lojë kaq të njëanshme’. Sakaq trajneri Yakin e cilësoi arbitrin të pakuptueshëm. Për të gjithë këto supozime, shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, kritikoi ashpër ata që vënë në dyshim integritetin e arbitrave në Botëror, duke shtuar se ‘edhe vetë Infantino nuk ka asnjë ndikim mbi to’. Më herët FIFA miratoi kërkesën e Argjentinës që përballë Anglisë të luajë me fanellën blu, që i ka sjellë fat në të kaluarën përballë ‘Tre Luanëve’. Argjentina ka fituar 2 nga 3 përballjet ku më e famshmja është ajo e 1986 kur Maradona realizoi golin me dorë dhe atë të shekullit, duke dribluar disa anglezë e në fund portierin Shilton. Duke përfshirë edhe luftën për ishujt Flakland, Angli-Argjentinë premton të jetë një duel më shumë se futboll, e mbushur me përplasje dhe lojë agresive. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Ismail Elfath FIFA Argjentine angli Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 11% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.3% Vota total: 935 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?