Lajme Zone
Borxhi 302 mln dollarë nga SHBA/ Pse u mbajt sekrete marrëveshja? Çfarë parashikon ligji
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Borxhi 302 mln dollarë nga SHBA/ Pse u mbajt sekrete marrëveshja? Çfarë parashikon ligji

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 74 vota pro, vetëm të mazhorancës socialiste, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për modernizimin e Forcave të Armatosura. Ajo çka nxiti debat ishte mënyra se si dokumenti iu vu në dispozicion deputetëve. Marrëveshja u trajtua si dokument konfidencial dhe deputetëve nuk iu shpërnda një kopje për ta marrë me vete. S

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 74 vota pro, vetëm të mazhorancës socialiste, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për modernizimin e Forcave të Armatosura. Ajo çka nxiti debat ishte mënyra se si dokumenti iu vu në dispozicion deputetëve. Marrëveshja u trajtua si dokument konfidencial dhe deputetëve nuk iu shpërnda një kopje për ta marrë me vete. Sipas procedurës së ndjekur në Kuvend, ata u ftuan të njiheshin me përmbajtjen e saj në një ambient të posaçëm, vetëm pasi të nënshkruanin deklaratën e konfidencialitetit, shkruan politiko.al.

Kjo praktikë u kundërshtua nga opozita, e cila kërkoi që deputetët të kishin mundësi ta shqyrtonin marrëveshjen përpara votimit, pasi siç ata argumentoinin nuk mund të votonin një marrëveshje pa u njiohur më parë me përmbajtjen e saj. Ndaj, siç shkruan politiko.al, natyrshëm lind pyetja se çfarë e bën këtë marrëveshje konfidenciale dhe deri në çfarë mase ligji lejon kufizimin e aksesit?

Çfarë thotë ligji për informacionin “konfidencial”?Ligji nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar” përcakton se informacioni i klasifikuar nuk është thjesht një dokument që një institucion vendos ta quajë “konfidencial”. Ligji parashikon se ku përcaktohet edhe niveli i klasifikimit dhe afati i ruajtjes së tij.

Legjislacioni shqiptar njeh katër nivele: “Tepër sekret”, “Sekret”, “Konfidencial” dhe “I kufizuar”. Niveli “Konfidencial” aplikohet kur ekspozimi i paautorizuar i informacionit mund t’i shkaktojë dëm sigurisë kombëtare. Në rastin e marrëveshjes me SHBA-në, fakti që ajo lidhet me mbrojtjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura mund të jetë një nga elementet që kërkon mbrojtje të informacionit.

Ligji përfshihet në kategoritë që mund t’i nënshtrohen klasifikimit informacionet për planet e mbrojtjes, kapacitetet e Forcave të Armatosura, pajisjen dhe modernizimin e tyre, si dhe dokumentet që përmbajnë informacion të klasifikuar në prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Por kjo nuk do të thotë automatikisht se e gjithë kjoë marrëveshje financiare për mbrojtjen duhet të jetë e klasifikuar. Ligji kërkon që klasifikimi të lidhet me interesin e sigurisë kombëtare dhe përcakton edhe se klasifikimi nuk mund të përdoret për të fshehur moszbatimin e ligjeve, gabimet e administratës apo për të vonuar dhënien e informacionit që nuk kërkon mbrojtje për arsye të sigurisë kombëtare.

Pikërisht këtu qëndron një nga pyetjet kryesore për marrëveshjen 302 milionë dollarëshe se a është klasifikuar e gjithë marrëveshja apo vetëm pjesë të saj? Kush e ka klasifikuar marrëveshjen?Ligji përcakton se autoritetet klasifikuese janë institucionet dhe titullarët që kanë marrë të drejtën për klasifikim, ndërsa Kryeministri dhe Presidenti janë autoritete klasifikuese të drejtpërdrejta. Për titullarët e institucioneve të tjera kjo e drejtë merret me autorizim nga Kryeministri.

Për këtë arsye, një nga informacionet që duhet të bëhet e qartë në rastin e marrëveshjes me SHBA-në është kush ka vendosur klasifikimin, në çfarë niveli është bërë dhe kur është marrë ky vendim.

Pse u soll me urgjencë në Kuvend?Sipas opozitës, marrëveshja ishte miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave që më 19 qershor 2026, duke i lënë qeverisë rreth pesë javë kohë për ta përcjellë atë në Kuvend për ratifikim.

Pikërisht mbi këtë arsye opozita sqaroi se nuk ekzistonte një urgjencë që justifikonte miratimin e marrëveshjes brenda së njëjtës ditë.

Qeveria dhe shumica socialiste, nga ana tjetër, argumentuan se financimi është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.

Debati u përshkallëzua edhe për procedurën parlamentare. Opozita iu referua nenit 83 të Kushtetutës, i cili parashikon se Kuvendi mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

Në rastin konkret, opozita kërkoi që marrëveshja të shqyrtohej dhe të votohej në një seancë të mëvonshme, pasi deputetët të kishin mundësi të njiheshin me tekstin.

Ligji lejon edhe deklasifikimin e pjesshëmNjë tjetër element i rëndësishëm është se ligji nuk njeh vetëm deklasifikimin e plotë.

Ai parashikon edhe deklasifikimin e pjesshëm, që do të thotë se një pjesë e informacionit mund të hiqet nga regjimi i klasifikimit ndërsa pjesa tjetër mbetet e mbrojtur.

Pra, ligji parashikon gjithashtu mundësinë e deklasifikimit kur publikimi diktohet nga interesa më të rëndësishme shtetërore sesa nevoja për ta mbajtur informacionin të klasifikuar.

Ndaj, për një hua prej 302 milionë dollarëshe, qytetarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë do të përdoren paratë, cilat janë kushtet e marrëveshjes dhe çfarë detyrimesh merr Shqipëria përsipër.

Prandaj, qeveria dhe Kuvendi duhet të sqarojnë se cilat pjesë janë konfidenciale dhe pse pjesa tjetër nuk mund të bëhet publike./Politiko.al/ Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm