Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të shtunë, më 31 tetor 2026, nafta do të shitet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa është përcaktuar edhe çmimi i ri për benzinën.
Konkretisht, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk do të jetë më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë është vendosur kufiri prej 200 lekësh për litër.
Edhe benzina do të ketë një çmim të përcaktuar nga Bordi. Ajo do të shitet me pakicë jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa çmimi për shitjen me shumicë nuk duhet të kalojë 167 lekë për litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e karburanteve.
Vendimi vjen në kuadër të masave për monitorimin dhe kufizimin e përkohshëm të çmimeve të naftës dhe gazit në tregun vendas. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet benzinabordi i transparencesnafta

