Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, më 12 nëntor, Bordi ka përcaktuar çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin.
Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër, ndërsa me shumicë 198 lekë për litër.
Edhe benzina do të ketë çmim të ri. Ajo do të shitet jo më shumë se 165 lekë për litër me pakicë dhe 153 lekë për litër me shumicë. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet është përcaktuar në 71 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 59 lekë për litër në shitjen me shumicë.
Sa i përket sektorit të peshkimit, çmimi i gazoilit do të jetë 114 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 12 nëntor, në orën 18:30, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të ketë ndryshime të tjera në varësi të lëvizjeve të çmimeve në treg. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bordi i transparencesnafta

