Lajme Zone
Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Vendimi është marrë më 14 tetor 2026 dhe hyn në fuqi po sot, në orën 14:00.

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Vendimi është marrë më 14 tetor 2026 dhe hyn në fuqi po sot, në orën 14:00.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë deri në 201 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 190 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 178 lekë për litër. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast konstatimi të shkeljeve, ndaj operatorëve mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se synojnë të mbrojnë interesat e konsumatorëve dhe të garantojnë konkurrencë të ndershme në tregun e karburanteve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet benzinabordi i transparencesnafta