Lajme Zone
BE: Protesta të ulë tensionet/ Delegacioni europian dënon përshkallëzimin e dhunshëm në tubim
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

BE: Protesta të ulë tensionet/ Delegacioni europian dënon përshkallëzimin e dhunshëm në tubim

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të zgjedhin dialogun si rrugën e vetme përpara.

Në një deklaratë zyrtare, delegacioni shpreh shqetësimin për situatën e krijuar, ndërsa thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

BE-ja thekson gjithashtu se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Delegacioni i BE-së u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Reagimi:

Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet beprotesta