Lajme Zone

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të jetë nafta në vend

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është marrë vendimi për ulje të çmimit të naftës.

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të jetë nafta në vend

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është marrë vendimi për ulje të çmimit të naftës. Bordi i Transparencës vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër. Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Theksohet se këto çmimet të caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në njoftimin zyrtar, nënvizohet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, ka detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Dhe se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bordi i i Transparences cmimet nafta