Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027. Njoftimin e ka bërë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila thotë se, krahas kësaj mase, do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj tha se për vitin 2027 janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhet për mbështetjen e pensionistëve. LEXO edhe...Pensionistët në lindje të Gjermanisë kanë më pak pasuri dhe të ardhura se ata në perëndim “Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve”, u shpreh ministrja. Sipas saj, synimi i qeverisë është që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më i ulët se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm të arrijë në të paktën 22 mijë lekë. “Ky është një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve deri në vitin 2030”, tha Ibrahimaj. Bonusi mujor u aplikua për herë të parë gjatë vitit 2026 dhe ndryshon sipas kategorisë së pensionit. Aktualisht ai varion nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj, ndërsa nga 1 janari 2027 qeveria parashikon dyfishimin e tij për të gjithë përfituesit. U.D/ReportTv.al bonusi i pensioneve pensionistet pensionet Delina Ibrahimaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.3% Të gabuar 66.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 524 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
