Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Bonusi i pensioneve dyfishohet nga 1 janari/ Të ardhurat e pensionistëve shtohen me 800 deri 1800 lekë


Të gjithë pensionistët do të përfitojnë një dyfishim të bonusit që marrin çdo muaj. Ministrja Delina Ibrahimaj ka sqaruar se nga 1 janari 2027 shtesa do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve .

Të gjithë pensionistët do të përfitojnë një dyfishim të bonusit që marrin çdo muaj. Ministrja Delina Ibrahimaj ka sqaruar se nga 1 janari 2027 shtesa do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve .

Konkretisht, pensionistët me pension të plotë do marrin një bonus mujor prej 1,800 lekësh. Pra, në krahasim me vitin 2025, ata do të kenë gjithsej 3,600 lekë të reja më shumë sesa merrnin më parë.

Synim është që deri në vitin 2030, pensionet e plota të mos jenë më pak se 40 mijë lekë, ndërsa të pjesshmet jo më pak se 22mijë lekë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Efekti në buxhetin e shtetit për shtesën e pensioneve përllogaritet të jetë 22.4 miliardë lekë më shumë.

Shtesa e buxhetit është miratuar në Këshillin Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili do të përdoret për politikën e bonuseve, por gjithashtu edhe për politikën e indeksimit, e cila do të vazhdojë sipas nivelit të inflacionit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetEkonomi ibrahimaj