Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bonusi i bebeve kthehet në pagesë mujore nga 1 korriku 2027 për fëmijët deri në 5 vjeç, ministrja Spahiu: 50 mln euro për familjet me të ardhura të pakta (VIDEO)


Sipas ministres, buxheti i vitit 2027 do të përfshijë gjithashtu 1.4 miliardë lekë për 28 institucione të përkujdesit shoqëror, ndërsa 480 milionë lekë do të ndahen për Fondin Social, me qëllim mbështetjen e bashkive për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale.

Bonusi i bebeve do të kthehet në një mbështetje mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, për familjet me të ardhura të pakta, duke nisur nga 1 korriku 2027. Ministrja Klodiana Spahiu njoftoi nga Korça se për këtë ndryshim në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 50 milionë euro. Sipas ministres, buxheti i vitit 2027 do të përfshijë gjithashtu 1.4 miliardë lekë për 28 institucione të përkujdesit shoqëror, ndërsa 480 milionë lekë do të ndahen për Fondin Social, me qëllim mbështetjen e bashkive për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale. "Buxheti i vitit 2027 do të përfshijë 1.4 mld lekë për 28 institucione të përkujdesit shoqëror. Por veçanërisht për fëmijët do të shtohen për herë të parë 50 mln euro për rishikimin e Baby Bonus të përkthyera tashmë në përfitime mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, për familjet me të ardhura te pakta, nga 1 korriku 2027. Fondi social është një tjetër instrument i parashikuar në këtë projektbuxhet prej 480 mln lekë për të mbështetur bashkitë e vendit për ngritjen e zgjerimin e shërbimeve sociale territoriale" tha Spahiu. LEXO EDHE:SPECIALE/ Zbulimet e reja në Lin 3 rishkruajnë historinë: Vendbanimi 8-mijëvjeçar në Liqenin e Ohrit shtrihet në mbi 6 hektarë Nga Korça, ku po zbatohet modeli i kalimit nga kujdesi institucional drejt mbështetjes së fëmijëve në familje dhe komunitet, Spahiu foli edhe për ligjin e ri për kujdesin alternativ dhe Planin e Garancisë për Fëmijët 2026–2030. “Çdo fëmijë meriton një familje. Çdo familje meriton mbështetje”, u shpreh ministrja. Ajo theksoi se mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm një detyrim institucional, por një përgjegjësi kombëtare. Sipas saj, në bashkëpunim me pushtetin vendor, Bashkimin Europian dhe UNICEF-in, synohet që modeli i zbatuar në Korçë të shtrihet në të gjithë vendin. “Suksesi i një qeverie nuk matet vetëm me zhvillimin ekonomik, por edhe me mënyrën se si kujdeset për fëmijët e tij”, deklaroi Spahiu, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Asnjë fëmijë pa përkujdesje. Asnjë familje pa mbështetje”. U.D / M.V M.V Shqiptarja.com TAG: bonusi i bebeve Korce Klodiana Spahiu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.1% Veliajn 18.6% Asnjërin 32.3% Vota total: 1781 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?