Lajme Zone
Bomba ruse godet një pallat në Kharkiv, 22 të plagosur, sulme edhe në Kiev
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bomba ruse godet një pallat në Kharkiv, 22 të plagosur, sulme edhe në Kiev

Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës.

Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov, i cili tha se sulmi ka shkaktuar dëme në pallatin e goditur. 🚀 Russian forces strike an apartment building in Kharkiv with a guided aerial bomb: 22 people injured, including 8 children.

3 people have been injured in Kyiv since the beginning of the day, Mayor Klitschko reported.

— UATV English (@UATV_en) September 28, 2026 Ndërkohë, Kievi është përballur gjithashtu me një sulm me dron. Sipas autoriteteve lokale, një dron rus goditi një pikë karburanti në kryeqytet.

Deri tani nuk janë raportuar detaje të tjera për viktima apo përmasat e dëmeve në Kiev.

Sulmet vijnë në një kohë kur Rusia ka intensifikuar goditjet ajrore ndaj qyteteve ukrainase, ndërsa autoritetet vijojnë të raportojnë për sulme me dronë dhe raketa në zona të ndryshme të vendit. Top Channel