Partia e Marine Le Pen, Tubimi Kombëtar (RN), ka arritur për herë të parë të sigurojë numrin e nevojshëm të senatorëve për të formuar një grup parlamentar në Senatin francez. Në zgjedhjet e fundit indirekte, RN fitoi 9 vende të reja, duke e çuar numrin e senatorëve të saj në 12. Dy vende të tjera u siguruan nga aleati i saj, UDR, duke e çuar në 14 numrin e senatorëve të së djathtës që pritet të bashkohen në grup. C’est une victoire historique et une étape majeure qui est franchie avec la constitution pour la première fois d’un groupe au Sénat. Les résultats vont au-delà de ce que nous pouvions espérer, la percée est générale, confirmant l’accélération de l’implantation du Rassemblement national sur tout le territoire.
Avec nos alliés de l’UDR, nos sénateurs seront un relais essentiel dans la campagne présidentielle pour porter et défendre la voix des territoires et les remettre dans quelques mois au cœur des priorités et des politiques publiques.
Félicitations à tous nos candidats qui se sont engagés dans cette campagne.
— Marine Le Pen (@MLP_officiel) September 27, 2026 Për RN, ky është rezultati më i mirë i regjistruar deri tani në Senat dhe i jep partisë përfaqësim të organizuar në të dyja dhomat e Parlamentit francez.
Zgjedhjet për Senatin janë indirekte. Senatorët zgjidhen nga një kolegj elektoral ku bëjnë pjesë deputetë, senatorë dhe kryesisht përfaqësues të zgjedhur vendorë.
Rezultati vjen disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të Francës, ndërsa Marine Le Pen pritet të jetë sërish një prej figurave kryesore të garës presidenciale. Top Channel

