Lajme Zone
Bomba në Peshkopi, autorët kërcënojnë pronarin: Na jep 50 mln lekë ose të hodhëm në erë
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Bomba në Peshkopi, autorët kërcënojnë pronarin: Na jep 50 mln lekë ose të hodhëm në erë

Një biznes privat në Peshkopi është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subjektit i është kërkuar të paguajë 50 milionë lekë, me paralajmërimin se në të kundërt biznesi do të hidhej në erë.

Sipas të dhënave paraprake, kërcënimi është përcjellë përmes një kutie picash, e cila përmbante kërkesën për shumën e parave, si dhe disa materiale që dyshohet se mund të kishin lidhje me një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv.

Pas konstatimit të pakos, policia ka rrethuar zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë, pranë një karburanti, duke mbajtur nën kontroll perimetrin për rreth tre orë.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, ndërsa si masë sigurie janë mbyllur subjektet përreth zonës.

Për shkak të situatës, qarkullimi i automjeteve është devijuar dhe është orientuar përmes unazës së Peshkopisë.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e kërcënimit.

Pritet që Policia e Shtetit të japë konfirmimin zyrtar lidhur me ngjarjen, veçanërisht për natyrën e materialeve të gjetura dhe dinamikën e plotë të kërcënimit.