Lajme Zone
Bojkoti ndaj rregullores së GJKKO, shtyhet për nesër masa e sigurisë për Leli Kajën! 60 mijë lekë gjobë avokatëve
PolitikëShqiptarja

Bojkoti ndaj rregullores së GJKKO, shtyhet për nesër masa e sigurisë për Leli Kajën! 60 mijë lekë gjobë avokatëve

Dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Kaja lirohet. Leli Kaja u arrestua nga agjentët e BKH-së në flagrancë pasi dyshohet se ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh.

Është shtyrë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit. Në seancë nuk u paraqit asnjë avokat, përfshirë edhe ata kryesisht të thirrur nga gjykata. Për ta u vendos gjobë nga 60 mijë lekë. Dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Kaja lirohet. Në seancë me gjyqtar Bib Ndrecën, Kaja, i cili u arrestua më 5 tetor nën akuzën e korrupsionit pasiv, ishte i pranishëm. Ai ka deklaruar se kërkon mbrohet nga avokati pavarësisht se është dhe vetë jurist. LEXO EDHE:Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin Leli Kaja u arrestua nga agjentët e BKH-së në flagrancë pasi dyshohet se ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Gjatë kontrollit personal Leli Kajës iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e parave. Lajm në përditësim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: Leli Kaja GJKKO BKH inceneratori i elbasanit Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.5% Jo 32.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 602 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?