Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve miratohet të enjten e ardhme, në seancën e 17 shtatorit, duke i dhënë fund debatit dhe ngërçit të fundit të krijuar nëpër gjykatat e vendit.
“Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator”, tha Balla.
Ndryshimet në projektligj vijnë si reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që në shkurt vendosi që Kuvendi duhet të miratonte një formulë e re, që u rrit pagat magjistratëve. Në afatin e vendosur nga Kushtetuesja formula duhet të ishte miratuar deri më 31 korrik, ndërsa Balla thotë se afatet janë të respektuara. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet. Jurisprudenca nuk është një shkencë ekzakte, nuk është as matematikë, as fizikë. Në vlerësimin tonë, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është depozituar projektligji”, shtoi ai.
Këtë çështje e ka ngritur opozita, por sipas Ballës, ata nuk ndërmorën asnjë hap për ta adresuar.
“Ka pasur një përpjekje për ta përdorur politikisht nga ana e opozitës edhe këtë rast, por diferenca është shumë e qartë: në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm dy deputetë të Partisë Socialiste, në konsultim me kryetarin e grupit dhe me kryesinë e grupit, kanë depozituar një projektligj që, në vlerësimin tim, e adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha më tej Balla.
Ky projektligj për votim kërkon 84 vota, ndërsa opozita ka paralajmëruar votë kundër, me argumentin se nuk është respektuar afati i Kushtetueses. Megjithatë, Taulant Balla, duke mos qenë në vështirësi numrash, kërkoi konsensus për një çështje tjetër po aq të debatueshme, ajo për reformën e re territoriale.
“Të reflektojnë…” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet pagat e gjyqtareveTaulant Balla
