Lajme Zone
Bojkoti i avokatëve në GJKKO/ Skenarët e bllokimit të çojnë te Veliaj
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bojkoti i avokatëve në GJKKO/ Skenarët e bllokimit të çojnë te Veliaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përballet me një ngërç, pasi prej tre javësh në këtë institucion nuk është zhvilluar asnjë gjykim në themel.

Shkak i kësaj situate është bërë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat gjyqësore, pas hyrjes në fuqi më 1 shtator të një rregulloreje të re të brendshme të miratuar nga kreu i kësaj gjykate, Erjon Bani. Maks Haxhia rrezikon burgun/ Ka marrë “peng” GJKKO-në

25 Shtator, 11:23 Ky hap ka bërë që seanca për dosjet e mirënjohura si çështja “Partizani”, dosja Meta-Kryemadhi, dosja e Erion Veliajt etj., të dështojnë njëra pas tjetrës. Në disa raste gjykata ka gjobitur mbrojtësit me nga 10 deri në 50 mijë lekë për mungesë të papërligjur, por situata tashmë ka degjeneruar në një bllokim total të punës së GJKKO-së. Bojkoti i seancave gjyqësore/ GJKKO gjobit avokatët

21 Shtator, 11:37 Kriza ka hyrë në një fazë edhe më kritike këtë të hënë, pasi avokatët kanë bojkotuar edhe seancat për caktimin, vlerësimin apo zëvendësimin e masave të sigurisë.

Rregullorja e re e GJKKO-së u shoqërua fillimisht me debate në media, lidhur me kushtet e raportimit dhe praninë e pajisjeve elektronike në sallë, ndërsa GJKKO ka argumentuar se po ndjek një praktikë të ngjashme me standardet e zbatueshme në vendet e Bashkimit Europian apo në disa gjykata ndërkombëtare. Ndalimi i telefonave/ GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Nuk është shkak për bojkotin e seancave

17 Shtator, 11:21 Preteksti nga Dhoma e Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia, për t'i dalë në mbrojtje gazetarëve duket se fsheh një axhendë tjetër.

Lind pyetja: Pse Dhoma e Avokatisë u përfshi kaq fuqishëm në një betejë që fillimisht i përkiste gazetarëve?! Duket se bojkotimi i seancave synon të shërbejë si një strategji e mirëmenduar për të zvarritur dhe shtyrë proceset e rëndësishme gjyqësore, veçanërisht ato që lidhen me eksponentë të lartë të politikës dhe pushtetit vendor, si rasti i Erion Veliajt.

Haxhia duket se po përdor strukturat e avokatisë si mburojë për të vonuar gjyqe të rëndësishme, përfshirë çështjet që prekin kryebashkiakun e Tiranës, përfaqësuar nga avokatë që janë gjithashtu subjekt i hetimeve të SPAK-ut, si Plarent Ndreca. Pse nuk bëhet seancë maratonë për Erion Veliajn?

20 Shtator, 12:09 Rregullorja e re e kreut të GJKKO-së, Erjon Bani, ka ndezur propagandën mediatike të pushtetit duke thënë se është një censurë apo një bllokim për mediat.

Ky është një debat midis gazetarëve dhe Gjykatës, a duhet të kenë celularë brenda në seancë për të filmuar, për të raportuar apo thjesht duhet të bëjnë disa plane në fillim dhe më pas të largohen, apo siç ndodh në gjyqet në SHBA që gazetarët e ndjekin seancën pa telefona dhe në fund del një vizatim.

Ky është një debat ku gazetarët kanë pretendimet e tyre, Gjykata ka të sajat duke theksuar se janë marrë shembujt e Bashkimit Europian, ndërsa ndërhyrja e Dhomës së Avokatisë, duket krejt e qëllimshme. Maks Haxhia në shërbim të Veliajt/ Një skenar i ri për shtyrjen e gjyqeve 4 Shtator, 14:55 Duhet theksuar se nuk po behet bojkot te të gjitha gjykatat, por vetem në GJKKO atje ku bëhen gjyqet kryesore për krimin dhe korrupsionin në vend. Ky bojkot i përqendruar vetëm te "thembra e Akilit" e drejtësisë rrezikon të shndërrohet në një mjet presioni për të bllokuar pandëshkueshmërinë në vend. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.