Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bojkoti i avokatëve, Maks Haxhia: Nga e hëna rikthehemi në GJKKO! Gjobat kanë arritur në 250 mln lekë, do të vijojmë me padinë në Apelin e Administratives


Merr fund bojkoti i avokatëve që vijon prej 2 muajsh për shkak të rregullores censuruese të GJKKO. Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se do të vijojë padia në Apelin e Administratives. Rruga që tanimë do të ndjekin avokatët do të jetë kërkesa për shfuqizimin e pezullimin e neneve që cenojnë profesionin e tyre.

Dhoma e Avokatëve ka vendosur që prej së hënës të ndërpresë bojkotin e avokatëve që vijon prej 2 muajsh për shkak të rregullores censuruese të Gjykatës së Posaçme. Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se paralelisht është ngritur grupi i punës që do të vijojë me padinë në Apelin e Administratives. “Sot na u vu në dispozion vendimi i Administratives së Apelit dhe masa provizore është që bojkoti të pezullohej. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës, i bëmë prezent gjithë situatën, përpjekjet tona për zgjidhjen e këtij konflikti dhe Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para, kemi qenë dh ejemi që çdo gjë të zgjidhet me mirëkuptim e bisedime. U përdor autoriteti i karriges dhe sështë mirë që në këtë vend kaq të vogël të ndiqet me imponimin e autoritetit të karriges. Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që në zbatim të këtij vendimi, të ndërpresë për shkak të ecurisë së këtij vendimi, të ndërpresë bojkotin duke filluar nga dita e hënë. Ndërkohë Këshilli përcaktoi edhe grupet e punës që do të paraqesin ankimin. Në emër të Dhomës do të paraqesë padi për pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores”, tha Haxhia. Gjobat që GJKKO u ka vendosur avokatëve për shkak të bojkotit kanë arritur në 250 milionë lekë, të cilat avokatët i kanë ankimuar. LEXO EDHE:Administrativja e Apelit e rrëzoi, bojkoti i avokatëve ende në fuqi nga Dhoma e Avokatisë, pritet vendim! Dështojnë gjyqet për Beqajn dhe Meta-Kryemadhi “Vlera e gjobave ka ikur maksimalisht dhe ishte një mënyrë sjelljeje jo korrekte sepse avancoi nga gjobat në kërcënime penale. Gjobat kanë arritur një masë rreth 250 mln lekë, që ne e kemi kundërshtuar në rrugë ligjore në seancë. Pastaj do të shkojmë në Gjykatën e Apelit të GJKKO dhe nëse janë vënë në zbatim, do të ndjekim rrugën e kundërshtimeve përmbarimore duke kërkuar që të zbatohet procedura e nxjerrjes së urdhrit, por duke pezulluar edhe veprimet përmbarimore”, tha avokati. Rruga që tanimë do të ndjekin avokatët do të jetë kërkesa për shfuqizimin dhe pezullimin e neneve që cenojnë profesionin e tyre. “Ne do të përdorim të njëjtën logjikë si GjKKO, duke kërkuar shfuqizimin e neneve që cenojnë ushtrimin e profesionit të avokatit, njëkohësisht edhe pezullimin. Kjo gjykatë vetëm të jetë e papërgjegjshme mos ta pranojë se e ka krijuar precedentin vetë”, u shpreh Haxhia. Propozimet e kreut të GJKKO, Erion Banit për ndryshime në ligjin për avokatinë, Haxhia i quan “skema presioni” dhe do të kundërpërgjigjen me propozimet e tyre. “Skema presioni! Në të gjithë botën, profesioni i avokatit është i lirë. Institucioni i avokatisë është i garantuar dhe i rregulluar me Kushtetutë. Vetëm 10 ditë më parë, Kuvendi miratoi Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit që në funksion të saj do të paraqesim një sërë propozimesh për rregullimin e ligjit të funksionit të avokatit. Ne nuk po e kërkojmë celularin apo tabletin për të krijuar vështirësi, por për të realizuar me efektivitet të drejtën e mbrojtjes”, tha Haxhia. Me vendimin për t’i dhënë fund bojkotit, kapërcehet ngërçi që kishte sjellë shtyrjen e një sërë seancash gjyqësore për çështjet ‘Partizani’, Meta-Kryemadhi, ‘Sterilizimi’ apo Veliaj. P.J / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: rregullorja e GJKKO dhoma e avokatise maks haxhia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.7% Nuk e di 9.6% Vota total: 324 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?