Pas refuzimit të mbrojtjes nga avokatët e procesit Meta-Kryemadhi për shkak të bojkotit si dhe ata të ndihmës juridike falas, Gjykata e Posaçme vendosi që gjyqi për ish-bashkëshortët të vijojë edhe pa avokatë. Njëra avokate argumentoi se nuk merrte pjesë për shkak të bojkotit, ndërsa tjetra pretendoi se nuk bëhej fjalë për një rast kur mund të ofrohej ndihma juridike falas. LEXO edhe...'Drejtësia me regji', Meta reagon pas shtyrjes së gjyqit dhe pezullimit të afateve të paraburgimit: Jam gati të mbrohem vetë! Konflikti GJKKO-avokatë u orkestrua politikisht Por, GJKKO e vlerësoi të pabazë refuzimin e 4 avokatëve për të mbrojtur Metën e Kryemadhin. 2 avokatët e zgjedhur nga të pandehurit u gjobitën me nga 20 mijë lekë, ndërsa dy avokatet e ndihmës juridike falas, me nga 5 mijë lekë gjobë. Ish-presidentit iu pezulluan afatet e paraburgimit, ndërsa seanca e radhës u caktua për më 29 tetor. Vetë Meta tha se ishte i gatshëm të mbrohej edhe vetë dhe se kjo situatë ishte një lojë për zvarritjen e procesit. Ai pretendoi se prokuroria mungoi qëllimisht dhe se prokurori Vladimir Mara ishte dërguar posaçërisht për t’i pezulluar afatet e paraburgimit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 13:58 'Drejtësia me regji', Meta reagon pas shtyrjes së gjyqit dhe pezullimit të afateve të paraburgimit: Jam gati të mbrohem vetë! Konflikti GJKKO-avokatë u orkestrua politikisht Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që sipas tij po përdoret për ta mbajtur në paraburgim. Meta kundërshton shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e afateve të paraburgimit, duke këmbëngulur se është i gatshëm të mbrohet vetë në gjykatë."Drejtësia me Regji arrin nivelet më të larta. Seanca e sotme e gjykimit ndaj meje u vonua me rreth 40 minuta sepse asnjë nga prokurorët nuk ishte i pranishëm, në ora 10:00, siç ishte vendosur javën e kaluar edhe me dakordësinë e 2 prokurorëve të çështjes (nga 3 gjithsej). Por më në fund dera u hap dhe një zotëri me togë të zezë u shfaq plot solemnitet. Unë kujtova se duhej të ishte një nga avokatët e caktuar nga gjykata, nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeverisë Rama 4), për të mbrojtur mua. Por u zhgënjeva shpejt, sepse në vend të vinte pranë meje në platformën e xhamit, u ul përballë meje në vendin e 3 prokurorëve që mungonin. Pa u ulur ai mirë, u hap dera dhe u ul menjëherë edhe trupi gjykues që zuri podiumin. Prokurori, që nuk ka asnjë lidhje me çështjen time, pasi u prezantua, kishte ardhur vetëm për të lexuar kërkesën e 3 kolegëve të tij për ndërprerjen e shtyrjen e seancës dhe për pezullimin e afateve të mia të paraburgimit. Duke uruar që të 3 prokurorët e çështjes time të gëzojnë të shëndet të plotë, meqë jemi edhe në stinë virozash, i kërkova përsëri trupit gjykues, sikurse ja kam kërkuar edhe dje me shkresë zyrtare, që të vazhdonte gjykimi im, sepse isha dhe jam në gjendje të mbrohem vetë dhe se këtë të drejtë ma jep ligji dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe pas këshillimit mes tyre, deklaroi me pak fjalë, se seanca e gjykimit do të shtyhej jo vetëm për shkak të mungesës në bankën e avokatit (ishte prezent në sallë) të mbrojtësit tim ligjor, Av. Bujar Musta, që e ka të pamundur marrjen pjesë për shkak të konfliktit GJKKO Shkallë e Parë – Dhoma Kombëtare e Avokatisë sepse i hiqet licenca automatikisht. Gjykata fajësoi për mosparaqitje edhe dy avokatët që ajo po vetë i caktoi pa më pyetur mua fare, të përzgjedhur prej saj nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeverisë Rama 4). Afërmendsh, gjykata miratoi kërkesën e prokurorit të deleguar, i cili nuk mund të kthehej duarbosh te 3 kolegët që kishin punë më të rëndësishme, për pezullimin e afateve të mia të paraburgimit. Por gjykata, të paktën, na njoftoi një haber të mirë, se sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila prevalon mbi ligjet vendase, seancën tjetër unë do të mbrohesha vetë, pa avokat. Ajo që ende nuk po kuptoj është se përse u anullua seanca e sotme gjyqësore, kur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, ma ka njohur këtë të drejtë, që unë ia kam shprehur verbalisht dhe zyrtarisht me shkrim trupit gjykues, para çdo seance. Dhe përse duhej të mos zhvillohej sot gjyqi kur prokurori ishte, kur unë isha (nuk kam munguar kurrë në asnjë seancë) dhe kam të drejtën të mbrohem pa avokat, dhe kur trupi gjykues ishte aty. Po kështu, pyes veten përse janë anuluar këto seanca kur mund të zhvilloheshin pa praninë e avokatit? Përgjigjen më të mirë e mora kur pashë në media se Kuvendi sot ka vendosur të mos e përfshijë në programin e punimeve, nismën ligjore të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi për zgjidhjen e konfliktit të qëllimshëm dhe me regji të qartë politike, midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që siç e kemi theksuar vazhdimisht po provohet se është një konflikt i orkestruar nga Edi Rama. Por këtu nuk është thjesht problemi i cënimit të lirive të Ilir Metës, pasi unë kam edhe privilegjin ta kem emrin ILIR, por fakti se ky konflikt po prodhon pasoja shumë të rënda. Nga 1 shtatori 2026 dhe derimë tani, janë shtyrë rreth 600 seanca gjykimi, nga të cilat vetëm 6 janë të Ilir Metës. Pasoja shumë e rëndë është se për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe kriminale Ilir Metën në paraburgim, po e pësojnë qindra qytetarë të tjerë të pandehur dhe të privuar nga liria, që ju shtyhen proceset gjyqësore dhe ju pezullohen padrejtësisht afatet e paraburgimit. Share P.J/U.D/ReportTv.al Gjyqi i ilir Metës Ilir Meta GJKKO vladimir mara monika kryemadhi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 11049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

