Lajme Zone
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
PolitikëPolitiko

Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe

Protesta e të rinjve vijon këtë të enjte në kryeqytet, ku gjimnazistët dhe studentët kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar marshimit në rrugët e Tiranës, në ditën e tretë të revoltës. Pas një dite të shoqëruar me përplasje dhe zjarre në disa zona të kryeqytetit, të rinjtë kanë vijuar protestën, duke mbajtur gjallë reagimin kundër qeverisë. Gjimnazistët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit Ed

Protesta e të rinjve vijon këtë të enjte në kryeqytet, ku gjimnazistët dhe studentët kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar marshimit në rrugët e Tiranës, në ditën e tretë të revoltës. Pas një dite të shoqëruar me përplasje dhe zjarre në disa zona të kryeqytetit, të rinjtë kanë vijuar protestën, duke mbajtur gjallë reagimin kundër qeverisë. Gjimnazistët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit Edhe gjimnazet në rrethe kanë vendosur t’i bashkohen zërit të revoltës studentore. Në Korçë gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit. Universiteti i Durrësit po ashtu, bojkotoi mësimin. Studentët bënë thirrje për të dalë jashtë klasave e për të vijuar protestën në mbështetje të revoltës së nisur prej tre ditësh në Tiranë. Studentët e Universitetit të Durrësit Edhe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të enjte, në shenjë solidarizimi me studentët në Tiranë. Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm