Lajme Zone
Bllokuan për 2 orë një nga hyrjet e Kryeministrisë, 14 protestuesit e arrestuar në gjykatë për masën e sigurisë! Vendimi në orën 15:00 (EMRAT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokuan për 2 orë një nga hyrjet e Kryeministrisë, 14 protestuesit e arrestuar në gjykatë për masën e sigurisë! Vendimi në orën 15:00 (EMRAT)

14 protestuesit e arrestuar të martën janë sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama.

14 protestuesit e arrestuar të martën dolën para gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Shpallja e vendimit pritet të jepet në orën 15.00. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar maswn “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i qëndrimit në vende te caktuara” për të gjithë protestuesit, ndërsa mbrojtja ligjore ka kërkuar të hetohen pa masë sigurie. Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare. Ata u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe lëvizjen e lirë e personaliteteve të larta shtetërore. LEXO EDHE:‘Kam të njohur te Kadastra’/ U morën 100 mijë euro qytetarëve me dokumente false, pranga 58-vjeçares në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja (VIDEO) Protestuesit u shoqëruan kur policia po i zhvendoste për të liruar hyrje-daljet dhe ata u ulën në rrugë duke goditur e shtyrë efektivët. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Dritan GoxhajJunik MatoshiEdison LikaErlind AlmetaSokol BushiLulzim GjiniValtion ShametiFlorian ManarkolliDesiderjo AlimucajBora MitrovicaArvina LleshiYlli BrahajArben KolaAumiraldi DalliuLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:22 Pas pak masa e sigurisë për 14 të arrestuarit, protestë para gjykatës Tiranë: Nuk jeni vetëm! (VIDEO) Ndërsa vetëm pas pak pritet masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, një grup qytetarësh është mbledhur para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.Me parrulla në mbështetje të tyre si “Lironi çunat”, “Lironi gocat” apo “Nuk jeni vetëm”, protestuesit kanë ngulmuar gjithashtu edhe në arrestimin e kryeministrit Rama. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane dritan goxhaj Edison lika Arvina Lleshi Junik Matoshi Erlind Almeta Sokol Bushi Lulzim Gjini Valtion Shameti Florian Manarkolli Desiderjo Alimucaj bora mitrovica Ylli Brahaj arben kola Aumiraldi Dalliu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.5% Të gabuar 20.4% Nuk e di 4.1% Vota total: 2322 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?