Lajme Zone
Bllokuan hyrjen e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, Gjykata liron nga qelia 14 protestuesit (EMRAT+VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokuan hyrjen e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, Gjykata liron nga qelia 14 protestuesit (EMRAT+VIDEO)

Pas një seance që zgjati mbi 5 orë Gjykata e Tiranës liroi pa asnjë masë sigurie 14 protestuesit që u arrestuan për protestën e 1 shtatorit para kryeministrisë. Gjyqtarja Oltjona Goxhibelli e cilësoi arrestimin e tyre të paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Pasi u mbajtën 72 orë në paraburgim 14 protestues dhe organizatorë që bllokuan hyrje daljet e kryeministrisë në protestën e së martës, u liruan pa asnjë masë sigurie. Kërkesën e prokurorisë për t’u caktuar masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim të qëndrimit në territoret që mbulohen nga komisariatet 1. 2 dhe 3 të Tiranës, gjyqtarja Oltjona Goxhibelli e rrëzoi, duke e cilësuar arrestimin ne flagrancë. Sipas prokurorisë protestuesit kanë kryer tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin rrugor. Por, avokatja Eda Grimci u shpreh se protesta ishte e ligjshme dhe policia ishte njoftuar sipas ligjit. LEXO EDHE:REPLIKAT/ Akuzat për mbylljen e llogarive të protestuesve, përplasje Rama-Demokratët Europianë! Kryeministri: S’kemi lidhje, insinuata të turpshme! EDP: Kërkuam transparencë Në mbështetje të të arrestuarve para gjykatës qëndruan përgjatë gjithë ditës edhe mbështetës të tyre. Ngjarja e cila përfi me arrestimin e 14 organizatorëve të protestës, ndodhi gjatë tubimit të së martës në datën 1 shtator. Protestuesit nisën aksionin për bllokimin e kryeministrisë, pas thirrjeve të Dritan Goxhajt dhe Arben Kolës. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues. Protestuesit e liruarDritan GoxhajJunik MatoshiEdison LikaErlind AlmetaSokol BushiLulzim GjiniValtion ShametiFlorian ManarkolliDesiderjo AlimucajBora MitrovicaArvina LleshiYlli BrahajArben KolaAumiraldi DalliuLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:22 Pas pak masa e sigurisë për 14 të arrestuarit, protestë para gjykatës Tiranë: Nuk jeni vetëm! (VIDEO) Ndërsa vetëm pas pak pritet masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, një grup qytetarësh është mbledhur para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.Me parrulla në mbështetje të tyre si “Lironi çunat”, “Lironi gocat” apo “Nuk jeni vetëm”, protestuesit kanë ngulmuar gjithashtu edhe në arrestimin e kryeministrit Rama. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane dritan goxhaj Edison lika Arvina Lleshi Junik Matoshi Erlind Almeta Sokol Bushi Lulzim Gjini Valtion Shameti Florian Manarkolli Desiderjo Alimucaj bora mitrovica Ylli Brahaj arben kola Aumiraldi Dalliu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento xhordan: 04/09/2026 17:26 Ja këto janë gjykatat e degjenerusra që duhen shkrirë të gjitha. Përgjigju Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4% Vota total: 2778 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?