Partisë Socialiste iu deshën vetëm pak orë për të grumbulluar pamjet filmike të seancës kaotike në parlament, për të kërkuar përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga punimet e Kuvendit. Për 6 prej tyre, Nokën, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin që kryesuan sulmet drejt kolegëve të së majtës, deri në përplasje fizike, ndëshkimi shkon në 2 muaj përjashtim nga seancat dhe komisionet parlamentare. LEXO edhe...Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Avokatëve, Gogu zbulon 5 detyrimet që merr përsipër shteti Shkeljet i kishte renditur për secilin në shkresën e firmosur nga 14 ligjvënës të PS: “Deputeti Flamur Noka ka sulmuar fizikisht deputetet socialistë në rreshtat e parë ku ulen duke u marrë kartat e votimit dhe duke dëmtuar pajisjet elektronike, për t'i nxjerre ato jashtë përdorimit. Gjithashtu deputetët Belind Kelliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, fyen dhe goditën me shishe uji deputetet e Partisë Socialiste. Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj jane sulmuar dhe fyer nga këta deputete gjate procesit të votimit”, thuhet në kërkesën e PS. Për 14 të tjerët, kërkohet vetëm 10 ditë përjashtim, pasi roli i tyre u kufizua në bllokimin e foltores: Deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjese në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare. Agresion politik e quajti kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi këtë kërkesë, që nëse miratohet, rrezikon të lërë jashtë kuvendit seancën e rradhës gati gjysmën e opozitës. “Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson. Ky është kulmi i arrogancës dhe i shpërfilljes së demokracisë parlamentare. Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe opozita nuk është në Kuvend me lejen e qeverisë, por me mandatin e qytetarëve!”, tha Bardhi. Vetë Bardhi është gjithashtu i përjashtuar me 60 ditë nga Kuvendi bashkë me demokratin Klevis Balliu. Sekretariati i Etikës do të vendosë nesër në orën 10:00 mbi përjashtimet, por për të shmangur incidentet me protestuesit, mbledhja do të zhvillohet online. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Ora 17:41 Vuçiç kritikoi Ramën se u tregua i butë me protestuesit, Xhixho: Dy autokratë të lidhur nga të njëjtat interesa! Deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili kritikoi kryeministrin Edi Rama se është treguar tepër i butë me protestuesit në Shqipëri, kanë sjellë reagimin e deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho i cilëson Ramën dhe Vuçiçin dy autokratë të lidhur nga të njëjtat interesa dhe nga frika ndaj qytetarëve që kërkojnë liri.Reagimi vjen pasi Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin serb TV Prva, e cilësoi Ramën “një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë”, por tha se kishte gabuar duke humbur kohë me protestuesit dhe duke u treguar shumë i butë ndaj tyre.Sipas Xhixhos, Rama e ka mbështetur presidentin serb në momente vendimtare, ndërsa tani Vuçiç po ia kthen këtë mbështetje duke e kritikuar për mënyrën se si ka vepruar ndaj protestave.Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos:Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, dy autokratë të lidhur nga të njëjtat interesa dhe e njëjta frikë nga qytetarët e lirë.Rama i ka dalë në krah Vuçiçit në momente vendimtare, shpesh në kurriz të interesave kombëtare dhe të Kosovës. Sot, Vuçiç ia kthen mbështetjen, duke e qortuar Ramën se nuk ka qenë mjaftueshëm i ashpër me studentët që protestojnë.Por asnjë pushtet autokratik nuk është i përjetshëm. As Rama, as Vuçiç nuk mund t’i shpëtojnë vullnetit të qytetarëve që kërkojnë liri, drejtësi dhe dinjitet.Fundi i tyre do të shkruhet nga vetë qytetarët! Share Ora 16:40 'Me maska dhe shkopinj bejsbolli nuk ka dialog', Blushi pas tensioneve në Kuvend: Rama të largohet! PS të zgjedhë, pjesë e zgjidhjes apo peng i tij Pas tensioneve dhe përplasjeve fizike mes deputetëve në Kuvend, Tedi Blushi kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si kusht të panegociueshëm për zgjidhjen e krizës politike.Në një postim në rrjetet sociale, Blushi akuzon Ramën se po përpiqet të fitojë kohë përmes tensioneve dhe zvarritjes së zgjidhjes politike. Ai i drejtohet edhe Partisë Socialiste, së cilës i kërkon të zgjedhë nëse do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të vazhdojë të mbështesë kryeministrin.Blushi paraqet edhe katër kushtet e Partisë së Lirisë për daljen nga kriza: largimin e Ramës, rikthimin e Kushtetutës përpara ndryshimeve të vitit 2008, krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli.Reagimi i plotë i Tedi Blushit:Sot, Kuvendi i Shqipërisë duhej të mblidhej në një seancë të jashtëzakonshme për t’i ofruar vendit një zgjidhje të shpejtë, konkrete, të qartë dhe afatgjatë për daljen nga kriza e rëndë politike, institucionale dhe shoqërore, e shkaktuar nga Edi Rama dhe keqqeverisja e tij.Por, në vend që të përballej me përgjegjësitë kushtetuese dhe politike, Kuvendi u kthye sërish në skenën e shmangies, provokimeve, dhunës dhe zvarritjes së zgjidhjes.Shtyrja e seancës dhe ndërprerja e nxituar e punimeve, në një klimë të tensionuar dhe përplasjesh fizike mes deputetëve, nuk e zgjidhin krizën, por e thellojnë atë.Duhet ta themi qartë: Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës.Kriza permanente është instrumenti i tij për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe me çdo kusht.Ai kërkon të fitojë kohë, të lodhë shqiptarët, të provokojë përplasje dhe të mbajë gjallë një klimë dhune dhe tensioni të vazhdueshëm, duke e shtyrë sa më larg llogaridhënien dhe përballjen me hajdutëritë, krimet dhe përgjegjësitë e veta shumë të rënda penale.Sa më shumë zvarritet zgjidhja, aq më shumë zgjatet jeta e regjimit.Frika, dhuna dhe gjaku janë adrenalinë dhe oksigjen për çdo diktaturë.Zvarritja e zgjidhjes e lë dhunën shtetërore si instrumentin e vetëm të një regjimi që nuk dëshiron dhe nuk di të qeverisë ndryshe.Shqipëria ka sot nevojë ulëritëse për një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe afatgjatë, që i jep fund krizës, garanton votën e lirë, rikthen funksionimin demokratik të institucioneve dhe ia kthen sovranitetin qytetarëve.Kjo kërkon përgjegjësi politike, vullnet të palëkundur dhe, mbi të gjitha, largimin e panegociueshëm të Edi Ramës, si kusht themelor për t’i hapur vendit rrugën drejt ndryshimit.Këtë të vërtetë duhet ta kuptojë, sa më parë, edhe Partia Socialiste. Ajo duhet të zgjedhë nëse do të bëhet pjesë e zgjidhjes politike për Shqipërinë apo do të vazhdojë të mbetet peng i Edi Ramës dhe i “çunave të IKMT-së”, që me maska dhe shkopinj bejsbolli kanë zëvendësuar institucionet shtetërore dhe e kanë kthyer dhunën në instrument qeverisjeje.Me maska dhe shkopinj nuk ka dialog.Me kërcënime nuk ndërtohet kompromis.Dhe dhuna nuk mund të barazohet kurrë me demokracinë.Edi Rama nuk mund të jetë njëkohësisht shkaku i krizës dhe të pretendojë të jetë faktori që e zgjidh atë.Përgjegjësia për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje kërkon që politika të marrë në dorë fatet e vendit, përmes një zgjidhjeje që buron nga Kuvendi dhe vendos interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër.Kjo zgjidhje mbështetet në katër kushte themelore:Largimi i panegociueshëm i Edi Ramës, si kusht themelor.Rikthimi i Kushtetutës së miratuar me referendum nga populli, përpara ndryshimeve të vitit 2008.Krijimi i një Qeverie Teknike përpara çdo palë zgjedhjesh parlamentare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli.Këto nuk janë kërkesa për të ushqyer konfliktin, por kushte për t’i dhënë fund atij.Nuk janë formula për ta zgjatur krizën, por një rrugë konkrete për të rikthyer lirinë, demokracinë, sovranitetin popullor, besimin te institucionet dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.Partia Socialiste duhet të zgjedhë. Të bëhet pjesë e zgjidhjes politike apo të vazhdojë të mbetet peng i “çunave të IKMT-së” me shkopinj bejsbolli.Historia nuk do ta gjykojë nga sa gjatë e mbrojti Edi Ramën, por nga përgjegjësia që tregoi ndaj Shqipërisë në momentet më kritike të saj.Zgjidhja është ofruar nga Partia e Lirisë. Janë vetëm katër hapa themelorë për t’i hapur vendit një rrugë të re.Shqipëria ka nevojë për zgjidhje, jo për gjak. Për demokraci, jo për diktat. Për ndryshim, jo për një regjim që ushqehet nga kriza për të shtyrë fundin e vet dhe të pashmangshëm politik.Për këtë zgjidhje duhet të investohemi të gjithë. Pa hezitim! Share Ora 16:25 Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga Kuvendi, Bardhi: Akt agresioni politik! Kuvendi nuk është pronë e pushtetit, opozita nuk do të heshtë Përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar një akt të rëndë agresioni politik dhe një përpjekje për të mbytur zërin e opozitës.Në një reagim publik, Bardhi akuzon mazhorancën se ka humbur qetësinë dhe po tregon frikë nga qytetarët dhe opozita. Ai thekson se Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe se deputetët e opozitës janë aty me mandatin e qytetarëve, jo me lejen e qeverisë.Bardhi deklaron se përjashtimi i deputetëve nuk do ta ndalë opozitën dhe se ajo nuk do të tërhiqet përballë presionit politik.Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson.Ata që qytetarët i kanë refuzuar dhe i kanë shpallur të padëshiruar, sot kërkojnë të përjashtojnë nga Kuvendi përfaqësuesit e opozitës. Ky është kulmi i arrogancës dhe i shpërfilljes së demokracisë parlamentare.Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe opozita nuk është në Kuvend me lejen e qeverisë, por me mandatin e qytetarëve! Ndryshe nga deputetët vasalë të klaneve kriminale, mbi të cilët rëndojnë akuza dhe dyshimet për lidhje me krimin e organizuar apo akte korrupsioni, deputetët e PD-së janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të denoncuar abuzimet dhe për t’i kërkuar llogari një pushteti që kërkon të sjë pa kundërshtim.Përjashtimi i deputetëve nuk e mbyll gojën e opozitës, nuk e fshin të vërtetën dhe nuk e ndal betejën për demokracinë. Përkundrazi, çdo përpjekje për të përjashtuar opozitën vetëm sa dëshmon frikën e pushtetit nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.Opozita nuk do të intimidohet, nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet përballë asnjë presioni politik. Demokracia nuk mbrohet duke përjashtuar kundërshtarët, por duke respektuar pluralizmin dhe vullnetin e qytetarëve. Share P.J/U.D/ReportTv.al sekretariati i etikes kuvend 22 tetor 2026 flamur noka belind këlliçi fidel kreka luçiano boçi edi paloka Besart Xhaferri gjin gjoni Albana Vokshi Bardh Spahia elda hoti xhelal mziu gent strazimiri eno bozdo Kastriot Piroli Kliti Hoti flamur hoxha arjan ndoja ivi kaso zija ismaili Blendi Himçi arkend balla fadil nasufi niko peleshi taulant balla agron malaj Bujar Rexha Bledi Cuci Ervin Hoxha Komento Komente Anglezja,: 22/10/2026 17:38 Parlamenti duhet te shikoje rregulloren s'e ata 10 diteshi u eshte bere si buke e djathe!
Pale shkojne deri aty sa kendojne si gjeli ne maje teplehut duke uleritur: "një akt të rëndë agresioni politik dhe një përpjekje për të mbytur zërin e opozitës."
Ne demokraci forca e luftes eshte fjala ideja, levizjet fshatare behen me sfurqe! Kesaj dhe opozite si thua dot! Vetem nje cete lacesh dhe rrugacesh qe dhe Lanen e ndot me shume po i hodhe aty! Përgjigju EMIGRANT: 22/10/2026 17:00 Atje ku e keni vendin shkoni ke vandalizmi Përgjigju Ciao: 22/10/2026 17:00 Po deputet byth qi**gansterra të PD jo 20 po duhet ti përjashtojë gjysmen e tyre! Bardhoshës ju bashkuan dhe drejtuesit dhe blerësit e vandalistëve . Përgjigju Arta: 22/10/2026 16:02 Kto nuk e meritojne te jrne deputete, sic jane vete ashtu I kan edhe protestusit te dhunshem e mal edukati edhe ato te perjashtohen Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 22/10/2026 16:41 Bardhoshe ha mut me goje sa te duash por nuk ke te drejte ti qellosh dhe ti prekesh me dore te tjeret.Ju jeni fytyrat me te ndyra , Sjellja juaj eshte per te ardhur keq , njeni njerez apo kafshe me dy kembe .Ju nuk njihni ligjin dhe rregulloren e Parlamentit , e keni hak perjashtimin . Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 11294 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

