Lajme Zone
“Bllokoni vendin”/ Shpërthen revolta në burgun italian, shqiptarët përplasen me policinë
PolitikëPamfleti

“Bllokoni vendin”/ Shpërthen revolta në burgun italian, shqiptarët përplasen me policinë

Rreth 40 të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë, morën nën kontroll një repart dhe u barrikaduan brenda tij. Ata kërkuan të takonin komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e burgut, shkruan "Corriere"

Foto e gjeneruar me AI Zbulimi i pajisjeve të përgjimit në qelitë e burgut Don Bosco në Pisa shkaktoi revoltën e rreth 40 të burgosurve, mes tyre edhe shqiptarë. Të burgosurit pretendojnë se policiai ka goditur me shkopinj gome, ndërsa protesta lidhet edhe me mbipopullimin dhe kushtet higjieno-sanitare në burg. Një revoltë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, pasi të burgosurit zbuluan pajisje përgjimi dhe pajisje të tjera elektronike të fshehura në qelitë e tyre.

Rreth 40 të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë, morën nën kontroll një repart dhe u barrikaduan brenda tij. Ata kërkuan të takonin komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e burgut, shkruan "Corriere"

Protesta nisi rreth orës 19:00 dhe një prej të burgosurve e transmetoi drejtpërdrejt në TikTok, duke përdorur një telefon celular që ndodhej brenda institucionit pavarësisht ndalimit.

Sipas dëshmisë së tij gjatë transmetimit, drejtoria i kishte nxjerrë të burgosurit nga qelitë për rreth dy orë të martën, duke u komunikuar se do të zhvillohej një provë evakuimi. Një ditë më vonë, të burgosurit pretendojnë se gjetën pajisje përgjimi dhe pajisje të tjera elektronike të vendosura për qëllime hetimore.

Transmetimi në TikTok arriti rreth 15 mijë shikues para se të ndërpritej. Të burgosurit shfaqeshin me fytyra të zbuluara dhe, sipas pamjeve të raportuara, pa shenja të dukshme dhune fizike. Ata pretenduan se policia penitenciare i kishte goditur me shkopinj gome.

“Ne kemi të drejtë të mos përgjohemi dhe të flasim lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikë se po na përgjojnë”, deklaruan disa prej tyre gjatë transmetimit.

Në një moment situata u tensionua dhe në pamjet e publikuara dëgjohen të burgosur shqiptarë që paralajmërojnë njëri-tjetrin për afrimin e forcave të policisë. Pamje nga revolta “Mos, erdhën ore!”, dëgjohet një prej tyre, ndërsa një tjetër shan efektivët: “Ju q**sha motrën! Shkoni, more plehra!”.

Më pas, të burgosurit kërkojnë të bllokojnë hyrjen e repartit.

“Çoni frigoriferët! Bllokoni vendin!”, dëgjohet në transmetim, ndërsa të tjerë njoftojnë se forcat e policisë kishin rrethuar zonën. Dhjetëra efektivë të policisë italiane, karabinierë dhe pjesëtarë të policisë penitenciare ndërhynë në burg për të marrë situatën nën kontroll. Jashtë institucionit u mblodhën edhe të afërm dhe miq të të burgosurve.

Gjatë revoltës u raportuan përleshje mes disa të burgosurve dhe efektivëve. Ambulanca hynë në institucion për t'u dhënë ndihmë personave që kishin nevojë për trajtim.

Pajisjet e përgjimit nuk përbëjnë pretendimin e vetëm të ngritur nga të burgosurit. Ata kanë kundërshtuar gjithashtu mbipopullimin e qelive dhe kushtet higjieno-sanitare në burgun Don Bosco.

Autoritetet italiane e morën situatën nën kontroll, ndërsa pretendimet e të burgosurve për dhunë nga policia penitenciare mbeten deklarime të bëra prej tyre gjatë transmetimit në TikTok.zbulimi i pajisjeve të përgjimit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari 30 Shtator 2026, 19:0519:05Kronike Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurë, drejtues policie dhe 'Bad Boys' 30 Shtator 2026, 15:1015:10Kronike Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, arrestohet pas disa muajsh arrati ish-bashkëshorti Eraldo Fizi 30 Shtator 2026, 14:3414:34Kronike Dosja e vizave për mafien shqiptare, ish-ministri i Jashtëm i Ekuadorit nuk paraqitet në Prokurori 30 Shtator 2026, 13:1213:12Kronike Eksperti zbulon skemën: Fëmijët përdoren për të shitur drogë brenda rrethit shoqëror 30 Shtator 2026, 12:4312:43Kronike Trafik droge dhe grup kriminal në Zvicër, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit 30 Shtator 2026, 11:4911:49Kronike