Këtë të enjte u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja nën drejtimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi shqyrtoi kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me mocion për zhvillim debati për çështjen e SHISH-it. Mbledhja kishte si objekt emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-Drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe integritetit institucional.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe vendosi që çështja t’i kalojë seancës plenare./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

