Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë, protestuesit sfidë Ramës: Dil në bulevard! Policia gardh para godinës


Protestuesit janë pozicionuar në hyrje të Kryeministrisë me qëllim bllokimin e daljes, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda ambienteve të institucionit.

Protestuesit janë pozicionuar në hyrje të Kryeministrisë me qëllim bllokimin e daljes, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda ambienteve të institucionit. “Dil në bulevard!”, është thirrja e protestuesve drejtuar kryeministrit, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës. Ndërkohë, në ambientet përpara Kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po monitorojnë situatën. Protesta vijon mes thirrjeve kundër qeverisë dhe kërkesës së protestuesve që kryeministri Rama të dalë përballë tyre në bulevard. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb