Dega Doganore e Durrësit ka bllokuar një anije të akostuar në port, pasi gjatë një kontrolli fizik janë konstatuar rreth 16.8 tonë karburant që dyshohet se nuk ishte deklaruar dhe ishte nxjerrë kontrabandë.
Kontrolli u krye pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së deklaruar dhe asaj faktike të karburantit në anije. Pas konstatimit, autoritetet doganore hartuan procesverbalin përkatës dhe vendosën bllokimin e mjetit lundrues.
Çështja pritet t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme ligjore, ndërsa Dogana e Durrësit bën me dije se do të vijojë kontrollet për të parandaluar kontrabandën dhe për të mbrojtur interesat financiare të shtetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

