Lajme Zone
Bllokohen 110 litra verë kontrabandë në Portin e Durrësit
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokohen 110 litra verë kontrabandë në Portin e Durrësit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Një kontroll i zhvilluar në pikën doganore të Portit të Durrësit ka përfunduar në bllokimin e 110 litrave verë të padeklaruar.

Administrata Doganore bllokoi verën e paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuar gjatë kontrollit të një autobusi.

Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit.

Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës. Siç bëhet me dije, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor. Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.