Lajme Zone
Bllokimi i pagave të magjistratëve/ SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme, sepse i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave. Peto po pyetet si deklaruese.

Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese. Top Channel