Prokuroritë e Elbasanit dhe Beratit kanë kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e administratës, pasi urdhërpagesat e tyre nuk janë ekzekutuar. Në shkresën e datës 3 shtator, Prokuroria e Elbasanit thotë se bankat e nivelit të dytë kanë marrë urdhër nga Dega e Thesarit për kthimin e fondeve të çelura nga Banka e Shqipërisë. Sipas informacionit verbal, shkak është bërë mosrakordimi i fondeve për përballimin e rritjes së pagave të magjistratëve. LEXO edhe...Qeveria bllokoi në Thesar pagat e magjistratëve, KLGJ letër Ministrisë së Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore të gjyqtarëve dhe nëpunësve të tjerë Prokuroria pretendon se fondet kanë qenë të disponueshme në buxhet dhe urdhërpagesat ishin përpunuar, por kalimi i pagave është penguar pa iu komunikuar një akt i arsyetuar apo bazë ligjore konkrete. “Administrimi i thesarit duhet t’i shërbejë realizimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, jo pezullimit të tyre. Një mosmarrëveshje e tillë nuk mund të shërbejë si shkak për kthimin e fondeve të disponueshme dhe bllokimin e pagave korrente, të cilat përbëjnë detyrime të menjëhershme të institucionit ndaj punonjësve dhe magjistratëve”, thotë prokuroria e Elbasanit. Dy prokuroritë kërkojnë zhbllokimin e pagave dhe informacion të plotë mbi bazën ligjore, aktin administrativ dhe autoritetin që ka urdhëruar kthimin e fondeve në përpjekje për të arritur tek personat përgjegjës që kanë urdhëruar dhe zbatuar bllokimin e pagave: “Të identifikojë dhe të na bëjë me dije, me shkrim dhe pa vonesë, çdo akt, urdhër, udhëzim, instruksion, email, komunikim elektronik apo veprim tjetër administrativ që ka sjellë ose ka ndikuar në mosrealizimin, pezullimin, kthimin apo mos procedimin e pagesave të këtij institucioni”, thotë Prokuroria e Beratit. Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë injoroi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që deri me 31 korrik të realizohej formula e re e pagave të tyre. Kur data kaloi, KLGJ dhe KLP thanë se janë të detyruara për ta zbatuar vetë vendimin e Kushtetueses ndërsa vendosën pagën referuese. Zhbllokimin e llogarive e kanë kërkuar njëkohësisht veç KLGJ DHE KLP edhe Shoqatat e Gjyqtarëve e të Prokurorëve dhe Gjykata e Lartë. SI.E./E.H/ReportTv.al pagat e drejtesise prokuroria e beratit prokuroria e elbasanit Komento Komente Sali: 04/09/2026 17:49 Keta prokuroret para se te shikojne si te xhvatin para nga shteti.tw shikojne ti sherbejne ne ndershmeri ketij vendi Përgjigju Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4% Vota total: 2778 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
