Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave! Malaj: U zbatua ligji, rritja e kërkuar 40 mln € në vit! Rroga në GJKKO deri në 10 mijë euro


Gjyqtarët akuzojnë ministrin Petrit Malaj dhe zyrtarin e Financave dhe drejtuesit e Thesarit për “shpërdorim detyre”, “pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”. Sipas Malajt, vetëm shtesat do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 40 milionë euro në vit.

TIRANË- Përplasja mes qeverisë dhe magjistratëve lidhur me bllokimin e pagave për gjykatat e prokuroritë ka përfunduar në SPAK. 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme me akuzat “Shpërdorimi i detyrës", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës" dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës". I pari në listë është ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili thotë se është “kallëzuar vetëm se po zbaton ligjin”. Më tej ai ka bërë publike edhe pagat e reja që kërkojnë gjyqtarët, duke thënë se vetëm shtesat do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 40 milionë euro në vit. “Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro”, shkruan Malaj. LEXO EDHE:Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën Gjyqtar i Shkallës së ParëËshtë: 376, 381 LekëKërkohet: 567,421 LekëGjyqtar i Shkallës së DytëËshtë: 388,927 LekëKërkohet: 586,335 LekëGjyqtar në GJKKOËshtë: 659,920 LekëKërkohet: 994,877 LekëSipas gjyqtarëve me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka shprehur qartë vullnetin e tij për të mos e lejuar zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat, madje duke udhëzuar të kundërtën. Kallëzuesit sjellin në vëmendje letrën që Malaj i çoi KLGJ-së dhe KLP-së ku i thoshte se s’mund të kalonte pagat për shkak se ato i vendos Kuvendit. Për ministrin kërkohet hetim për shpërdorim detyre. Për sa i përket Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, kërkohet që të regjistrohet procedim penal për akuzën e “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, pasi sipas gjyqtarëve, si organi epror i degëve të thesarit në rrethe, ka kërkuar përmes një emaili moskalimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, situatë kjo që ka prekur edhe stafin administrativ dhe atë ndihmës. Për drejtuesit e degëve të thesarit në 14 rrethe në kallëzim thuhet se edhe pse e dinin që listëpagesat ishin të rregullta sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe njësitë shpenzuese (pra gjykatat dhe prokuroritë) i kishin fondet e mjaftueshme për këto listëpagesa, ata kanë refuzuar për të autorizuar pagesën e pranë bankave të nivelit të dytë. Për këtë sipas kallëzimit kanë kryer veprën penale të "Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës". Në kallëzim kërkohet kryerja e një sërë veprimesh hetimore, ndër to administrimi i dokumentacionit të lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të KLGJ-së dhe të KLP-së, i korrespondencës mes Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit, i gjurmëve elektronike të veprimeve në sistemin e Thesarit, si dhe verifikimi nëse fondet buxhetore për pagat e gushtit 2026 kanë qenë të disponueshme. Ndër të tjera kallëzimi është firmosur nga drejtues gjykatash si Ardian Dvorani, Erjon Bani, Gerd Hoxha, Iliba Bezati, Dhimitër Lara dhe drejtuesi i shoqatës së gjyqtarëve Enger Pëllumbi e ai i prokurorëve Gëzim Spahiu. Kryeministri Edi Rama thotë se kallëzimi penal ka një mangësi dhe nuk është i plotë. Duke ironizuar aktin e tyre, përmes një postimi në ‘X’ Rama shkruan se për bllokimin e pagave të tyre, Malaj është konsultuar me të dhe ministrin e drejtësisë Toni Gogu, dhe se në kallëzimin penal do duhet të ishte përfshirë edhe emri i tyre. “Edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë”, shkruan kreu i qeverisë. Rama përforcon qëndrimin e qeverisë për këtë përplasje të fortë mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, se pagat e tye do të rriten vetëm me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në reagimin e tij, Malaj thotë se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por kjo sipas tij do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit. Kurse për Sekretarin e Përgjithshëm dhe të gjithë drejtorët e në të gjithë Shqipërinë që sot u kallëzuan në SPAK, ministri iu thotë se duhet të kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:49 'Kallëzim se po zbaton ligjin', Malaj publikon pagat që kërkojnë magjistratët: Efekti në buxhet arrin në 40 milionë euro shtesë çdo vit (VIDEO) Ministri i Financave, Petrit Malaj, reagoi pasditen e kësaj të enjte, disa orë pasi u kallëzua penalisht në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë dhe drejtorët e Thesarit në të gjithë vendin nga 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për bllokimin e rritjes së pagave të magjistratëve.Në postimin e tij, Malaj shpjegoi se kallëzimi është bërë sepse Ministria e Financave ka refuzuar të hapë Thesarin e shtetit pa një vendim të Kuvendit, duke theksuar se qeveria do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 17 shtator, kur të miratohet ligji përkatës.Ai publikoi edhe pagat që, sipas tij, kërkojnë gjyqtarët dhe prokurorët, duke deklaruar se rritja do t'i kushtonte buxhetit të shtetit 40 milionë euro shtesë çdo vit, ndërsa kërkesa për pagesat e prapambetura për periudhën 2023-2026 do të kishte një efekt financiar prej 125 milionë eurosh.Malaj gjithashtu u bëri thirrje drejtorëve të Thesarit të vazhdojnë të zbatojnë ligjin dhe të mos intimidohen nga kallëzimi.Postimi i plotë i Ministrit Malaj:Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit! Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë.Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit.Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia.Ndërkohë unë sot dua t’u bëj me dije qytetarëve sa kushton kërkesa e kallzuesve të nderuar, sipas shkallës së pagave:Gjyqtar i Shkallës së ParëËshtë: 376, 381 LekëKërkohet: 567,421 LekëGjyqtar i Shkallës së DytëËshtë: 388,927 LekëKërkohet: 586,335 Lekë Gjyqtar i Grupit të III në GJKKOËshtë: 659,920 LekëKërkohet: 994,877 LekëEfekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu.Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro.Ndërkohë u them drejtoreve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:15 Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Gogu: Çështje serioze që duhet trajtuar nga Kuvendi Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka thënë se çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një çështje serioze, por në çdo rast atë duhet ta trajtojë Parlamenti dhe jo Ministria. Në Komisionin e Ligjeve, Gogu u shpreh se ka dijeni se në parlament është depozituar një nismë nga socialistët për të zgjidhur ngërçin, ndërsa uroi që ajo të kalojë sa më shpejt.“Situata është serioze. Unë besoj që me datën që tani keni vendos si deputet ju do ta zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk jam këtu që të komentoj vonesën e kuvendit as të arsyetimit të vendimeve gjyqësore. Unë jam i bindur se juve do ta trajtoni me përgjegjësinë që kërkon shëndeti i buxhetit të shtetit”, tha Toni Gogu në Kuvend, para kallëzimit të magjistratëve në SPAK për ministrin Petrit Malaj dhe drejtuesit e Thesarit. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:46 'Histori bajate', Rama reagon pas kallëzimit të Malajt në SPAK për bllokimin e pagave të magjistratëve: Më shtoni edhe mua e Gogun, u konsultua me ne Kryeministri Edi Rama thotë se pagat e gjyqtarëve do të ndryshojnë vetëm me vendim të Kuvendit dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Duke e quajtur një histori bajate ngërçin e krijuar me pagat në drejtësi, i menjëhershëm ishte reagimi i tij, sapo magjistratët dorëzuan në SPAK një kallëzim ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Finacnave dhe 14 drejtuesve të Thesarit në rrethe. Rama thotë se në atë kallëzim mungon vetëm emri i tij dhe i ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, duke thënë se Malaj është konsultuar me ta para se të firmoste urdhrin për bllokimin e pagave.“Kallëzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:35 Tedi Blushi për pagat e magjistratëve: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave, refuzon të zbatojë vendimin e Kushtetueses! Ngërçi për pagat e magjistratëve, që tashmë ka përfunduar në SPAK me kallëzimin e bërë nga 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe zyrtarëve të Thesarit, ka sjellë edhe reagimin e Tedi Blushit nga Partia e Lirisë.Nga ambientet e GJKKO-së, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie deklaroi se PL mbështet zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve dhe i bëri thirrje SPAK-ut të marrë të pandehur ministrin e Financave Petrit Malaj, i cili firmois 4.3 milion euro për koncertin e Kanye West por nga ana tjetër refuzon të zbatojë vendimin e GJK-së. “Në emër të Partisë së Lirisë, ne e mbështesim plotësisht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pagave të magjistratëve. Por drejtësia duhet të funksionojë me ligj dhe nuk duhet të vonojë për të marrë të pandehur ministrin e Financave, zotin Petrit Malaj, i cili firmosi dhënien e rreth 4.3 milionë eurove për Kanye West, duke prekur madje Fondin e Emergjencave, ndërkohë refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Blushi. U.D/Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Gentian Keri thesari i shtetit Petrit Malaj spak pagat e drejtesise edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.8 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Moza: 11/09/2026 08:27 Kaq sa e duan keta Rogen per nje muaj ne nuk e marrim per tere Jeten.Ẹ çfare po bejne keta per ta merituar kete rroge?Po bejne vetem nje rremuje, se drejtesi ne nuk po shohim. Ne nuk po arrijme te blejm nje shtepi tere jeten ndersa keta kane disa shtepi, ne mezi bejme nje levizje me makine per tere muajin se u rrit nafta ndersa per keta nuk llogaritet fare.Ẹ ç'fare te themi me shame...

A do kete ndonjeher drejtesi ne Shqiperi? Përgjigju tefik: 11/09/2026 05:54 Gjoja u be reforme ne drejtesi.Mesa duket ata qe mbeten jane hajdutet me te kualifikuar. Përgjigju Nano: 10/09/2026 19:50 E thote vete, Ministri, pse kreu i organizates kriminale Rama, sic konsiderohet tashme sipas ish ministrit dhe zv.kryeministerit ne arrati: 40 mil euro viti!!! Buxheti qe Rama projekton te zhvase demtohet nese parate shkojne per gjyqesorin (????)! Sipas standartit te tij, drejtorat zhvates te tij duhet me marre page me lart se gjykatesit!!! Dhe presin Kuvendin kur ti mushet menja Rames!! Ama nese behet fjale per profile te pista, urryera e kriminale-si Kenny West,

I xhiron vllai melonat ne mes te nates!? Me ironi debiliteti nuk gjen Përgjigju Bella: 10/09/2026 16:05 Ik o Petrit se po te pret Bela te hyrja H, qe te heqi kapistallin, se ngele si spiunat poshte pallatit te saj.

Minister pa kellqe qe shkon naten si hajdut poshte pallatit. Përgjigju Miku: 10/09/2026 21:04 Bela i ka kap te gjith oe k.... dhe po i sjell rrotull. Edhe sulmi i kordinuar kunder drejtesis po behet per te shpetuar belen nga burgu. Po ra bela bje rama dorjan: 10/09/2026 12:52 Kjo që bëjnë hajdutët e drejtësisë është skandal....po të çohen të gjith të thonë e duam rrogën kaq çfar bëhet....

Ky vënd u shkatërua nga kjo lloj drejtësie.

NË SHQIPËRI DREJTËSIA DUHET TË BËHET NGA JURISTË TË HUAJ SE NUK BËHET SHQIPËRIA ME SHQIPËTARË... Përgjigju Tonjan: 10/09/2026 13:24 Po deri me dje ky komandanti juaj i binte gjoksit per drejtesine e re dhe meritat qe kishte ps per suksesin. Apo kaq ishte mbaroj.te befte mire sufllaqja edhe ty Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.8% Vota total: 4394 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?