Lajme Zone
“Bleva llokume me arra në Shqipëri dhe i mora në Itali, gjeta një tufë me qime”
EkonomiJOQ Albania

“Bleva llokume me arra në Shqipëri dhe i mora në Itali, gjeta një tufë me qime”

Një emigrante shqiptare që jeton në Itali ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një eksperiencë aspak të këndshme, pasi gjatë kthimit nga Shqipëria kishte marrë me vete disa pako me llokume, me qëllim që t’i konsumonte me familjen dhe fëmijët në Itali.

Sipas saj, gjatë qëndrimit në Durrës kishte blerë tre pako llokume me arra, të prodhuara nga pastiçeri Lika. Por pasi mbërriti në Itali dhe hapi njërën prej pakove, ajo thotë se u përball me një pamje që nuk e kishte pritur.

Në videon e dërguar në redaksi shihet pakoja e hapur dhe, brenda llokumeve, dallohen qartë disa fije qimesh të mbledhura së bashku.

Emigrantja tregon se e kuptoi vetëm pasi kishte marrë një llokum dhe kishte tentuar ta konsumonte. Sipas rrëfimit të saj, ajo fillimisht mendoi se llokumet nuk po ndaheshin nga njëri-tjetri, por më pas kuptoi se bëhej fjalë për një tufë qimesh.

“Fillova ta haja dhe nuk kishte shanse të shqitej nga goja. Ishte një tufë me qime”, shprehet ajo në videon e dërguar.

Ajo thotë se rasti e ka shqetësuar veçanërisht pasi produktet i kishte marrë me mendimin për t’i konsumuar edhe fëmijët e saj.

“Mu shpif totalisht. Nuk e di se si arrijnë të përfjnë ushqimet deri në këtë pikë. Këto llokume konsumohen edhe nga fëmijët”, shprehet ajo.

Emigrantja shton se llokumet ishin blerë për “neps dhe mall” dhe se nuk e kishte imagjinuar se do të përballej me një situatë të tillë pasi t’i merrte me vete në Itali.

Videoja është përcjellë në redaksinë tonë si një denoncim nga qytetarja, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si kanë përfunduar qimet brenda produktit dhe nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)