Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, është vlerësuar me çmimin “Luani i Artë për Merita” në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit Italian. Vlerësimi iu akordua me vendim të Komitetit të Luanit të Artë të Venecias dhe iu dorëzua gjatë ceremonisë së sotme. Duke falënderuar organizatorët, Gonxhja e lidhi këtë moment me formimin e tij në art dhe me përgjegjësinë që mban në detyrën publike. Ai theksoi se institucionet kanë detyrën ta kthejnë pasurinë historike, trashëgiminë kulturore dhe krijimtarinë në mundësi zhvillimi për brezat e rinj, duke nënvizuar se ruajtja e kulturës lidhet me kujdesin për atë që është trashëguar dhe me zgjedhjet që bëhen sot për ta përcjellë atë në të ardhmen. LEXO edhe...Shqiptari humb kontrollin pas sherrit me gruan, tentoi të përplasë dy efektivët me makinë në Itali! Në fjalën e tij, ministri u ndal edhe te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar Adriatikun si një hapësirë takimesh dhe shkëmbimesh, ku kultura mbetet një formë e qëndrueshme diplomacie që afron shoqëritë dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi. Gonxhja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe artistëve, si edhe mbështetjen për talentet e rinj, si hapa për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Sipas tij, ky çmim është edhe një vlerësim për punën e artistëve dhe profesionistëve të kulturës e turizmit, ndërsa do të shërbejë si një përgjegjësi e shtuar për të çuar përpara projekte të reja në sektorët që mbulon ministria. Në ceremoni u nderuan edhe personalitete nga fusha të ndryshme, si diplomacia, institucionet publike, mjekësia, bota akademike, drejtësia, arti dhe kultura. Mes të pranishmëve ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani. “Luani i Artë për Merita” është një vlerësim i Gran Premio Internazionale di Venezia, që u jepet personaliteteve të spikatura për kontributin e tyre në art, kulturë, shkencë, ekonomi, sport dhe veprimtari shoqërore. U.D/ReportTv.al Blendi Gonxhja luani i arte Senati italian itali Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6786 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
