Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Bizneset, më shumë kredi për investime/ BSH: Udhëheqin ndërtimi, tregtia e shërbimet


Bizneset kanë marrë më shumë kredi në pjesën e parë të vitit për arsye investimesh. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se në fund të qershorit rritja vjetore e kredisë bankare të bizneseve vendase ishte rreth 9%. Nëse shohim shifrat me bazë vjetore rezulton se stoku i kredisë  për biznese u shtua me 40 miliardë lekë.

Bizneset kanë marrë më shumë kredi në pjesën e parë të vitit për arsye investimesh. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se në fund të qershorit rritja vjetore e kredisë bankare të bizneseve vendase ishte rreth 9%. Nëse shohim shifrat me bazë vjetore rezulton se stoku i kredisë për biznese u shtua me 40 miliardë lekë.

Bizneset ndryshe nga individët kanë vijuar që të marrin kredi për investime në monedhë të huaj. Sipas monedhës, kredia e bizneseve në Lek dhe në valutë u zgjerua me përkatësisht 7% dhe 11%.

Po cilët sektorë po shtojnë më tepër investimet. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se pjesën e parë të këtij viti peshën kryesore të marrjes së kredive e mban ndërtimi ndjekur më pas nga tregtia dhe shërbimet. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Rritja e kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme, veçanërisht në monedhë të huaj, ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e tepricës së kredisë për bizneset që nga fillimi i vitit 2024. Gjatë 12 muajve të fundit është vënë re edhe një rritje e lehtë në kredinë e marrë nga bizneset për të blerë pasuri të paluajtshme në monedhën vendase. Norma e interesit për kreditë e reja për bizneset në monedhën Lek shfaqi një rritje të moderuar në fillim të vitit por vijoi të binte gradualisht gjatë muajve në vazhdim duke e mbyllur periudhën në një nivel prej 6%. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Euro ka qëndruar vazhdimisht nën normën e interesit për kreditë në Lek por diferenca midis dy normave mbetet pothuajse e papërfillshm

Bizneset parashikojnë që të marrin më pak hua në pjesën e dytë të vitit .Rreth 39% e ndërmarrjeve deklarojnë se “nuk ka asnjë mundësi” që të kërkojnë një kredi bankare gjatë periudhës së ardhshme. Kjo prirje ka rezultuar e ngjashme tek të tre grupet e ndërmarrjeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Banka e Shqipërisëbiznesetkredi