Vijon përshkallëzimi i protestës së studentëve në kryeqytet. Në zonën e Ish-Bllokut, biznese private kanë filluar të marrin masa mbrojtëse, duke vendosur qepena dhe duke “blinduar” ambientet e tyre tregtare. Këto masa sigurie vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë orëve të fundit, ku disa të rinj kanë sulmuar dhe dëmtuar pronën private, si dhe disa objekte të institucioneve publike. Për të parandaluar dëmtime të mëtejshme materiale, bizneset kanë pezulluar aktivitetin dhe po marrin masa. Ndërkohë, në terren ndodhen forca të shumta të Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

