Bashkia e Tiranës pezullon detyrimet fiskale vendore për bizneset e vogla të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në rihapjen normale të aktivitetit të këtyre subjekteve, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi. Vendimi vjen në një kohë kur dhjetëra biznese kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më tani janë identifikuar 127 subjekte të prekura, ndërsa vlera e dëmeve të evidentuara arrin në 2.15 milionë euro. Nga bizneset e identifikuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve në terren nga administrata tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”. LEXO EDHE:Zjarr në ambientet e një pallati në Tiranë, dëmtohen zyrat e ‘Dritare Tv’! Xhunga: Po digjeshim, flakët u përhapën nga tubat e aspirimit të një restoranti (VIDEO) Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon. Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve të prekura që të raportojnë dëmet përmes shërbimit “Dëmi im” në portalin e-Albania. U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane bashkia tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12173 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

